Kulture

Katër këngëtare shqiptare pritet ta pushtojnë Moskën

By vizional

July 26, 2017

Katër këngëtare shqiptare do të marrin pjesë në njërin prej festivaleve më moderne të muzikës “Evropa Plus” në Moskë. Dua Lipa, Bebe Rexha, Arilena Ara e Era Istrefi janë emrat e përzgjedhur që do të performojnë në kë festival. Këtë lajm e ka bërë të ditur edhe vet posteri zyrtar i festivalit, i cili ka shfaqur listën me emrat e pjesëmarrësve, në të cilën bëjnë pjesë edhe katër këngëtaret në fjalë. Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Era Istrefi janë emra, projektet e të cilave janë të njohur ndërkombëtarisht, ndërsa edhe Arilena ka bërë një rrugë shumë të suksesshme me këngën “Nëntori”, e cila depërtoi në disa shtete sllave, dhe deri në Rusi. Data kur do të mbahet ky festival është 29 korrik, në kryeqytetin rus, në Moskë, ku do të ngjiten në skenë edhe katër artistet shqiptare të lartpërmendura.