Kanë mbaruar ndeshjet e javës së 6 në Kategorinë e Parë.
Ne grupin A
Veleçiku dhe Burreli kanë arritur të marrin 3 pikët, duke fituar me po të njëjtin rezultat, atë 2-0. Ndërsa Dinamo vazhdon ecurinë negative edhe pas largimit të Allmuçës, pasi nuk ka arritur dot të marrë një pikë ndaj Korabit në transfertë, teksa këta të fundit shënuan golin e fitores në minutën e 90′ me anë të një 11 metërshi.
Ne grupin B
Lushnja që bie në sy, teksa fitoi ndaj Elbasanit me shifrat 0-2. Aktualisht në vendin e parë dhe duke hedhur kandidaturën kryesore për ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar. Padyshim që mbeten në rrugën e duhur, megjithëse mbeten edhe shumë ndeshje të tjera për t’u zhvilluar. Ndërkohë vlen për t’u përmendur edhe humbja e Devollit, që erdhi në minutat e fundit të takimit.
Grupi A
Kastrioti – Burreli 2-0 (Mehmeti 66′, Ajazi 83′)
Veleçiku – Tërbuni 2-0 ( Ujka 25’, Toma 47′)
Korabi – Dinamo 1-0 (Xhabrahimi 90′ p.)
Egnatia – Erzeni 0-0
Grupi B
Devolli – Iliria 2-3 (Fernandes da Mota 45′, Pere 70’/ Selmani 8’, Gjini 50′, Haxhiu 90’+5′)
Oriku – Turbina 2-0 (Capoj 45′, Drami 49′)
Elbasani – Lushnja 0-2 (Gjyla 5’, Canko 54′)
Besa – Shënkolli 2-3 ( Conceicao 86′, Celhaka 87′ p./ Gruda 12’, 45′ Danaj 19’)
Pogradeci – Apolonia 2-1 (Liçkollari 15’, Jahaj 89′ p/ Mihana 78′)