Katastrofë/ Shemben 3 ura, qindra banorë në mëshirë të fatit

Katastrofë/ Shemben 3 ura, qindra banorë në mëshirë të fatit

497
0

Pas reshjeve të dendura të 24 orëve të fundit, përmbytjet kanë paralizuar mbarë vendin duke detyruar qindra familje të braktisin shtëpitë dhe gjithçka kanë. Zonat më problematike janë Fushë-Kruja, Fieri ,Vlora, Gjirokastra etj.. Por i rrezikuar është edhe Shijaku, ku deri më tani mësohet se në këtë zonë janë shembur tre ura, të cilat kanë bllokuar tre fshatra, Gjepalaj, Çizmel dhe Shetel, të cilët kanë mbetur të izoluar pasi qarkullimi është i pamundur. Sipas raporteve të fundit mësohet se janë përmbytur 50 banesa, 40 familje janë evakuuar, vijon operacioni nga Emergjencat Civile për shpëtimin e banorëve të tjerë që janë në rrezik. Qarkullimi duke izoluar edhe në Ballias, pasi edhe atje janë bllokuar rrugët.