Kastro Zizo: Si u dashurova me shoqen, më pas u çmenda pas...

Kastro Zizo: Si u dashurova me shoqen, më pas u çmenda pas mësueses

517
0

Këngëtari i njohur shqiptar, Kastro Zizo ka folur si asnjëherë më parë, lidhur me jetën e tij private dhe atë profesionale.

 

I ftuar në “Mos i fol shoferit” të Rudina Dembacajt, Kastro rrëfen momentin kur është dashuruar që në moshën 8-vjeçare me një vajzë që quhej Anjeza dhe më pas me mësuesen e tij.

 

Rrëfimi:

 

Zizo: Kam qenë fëmijë që gjërat i bëja sa më shpejt të ishte e mundur. Sikur koha po më rrëmbente dhe ndonjëherë ime më, para se të ikte nga kjo botë më thoshte dale se kohë për të jetuar këtë e shumë gjëra të tjera. Kam qenë fëmijë që gjitha gjërat ti bëja përpara. Mbaj mend që kur kam qenë 3 vjeç, që shumë pak njerëz e kanë atë memorien. Kam pasur arratira në kuptimin e parë të fjalës që prindërit alarmoheshin me orë të tëra dhe kërkonin dhe alarmoheshin ku iku ky çerri vogël. Jam shumë i lumtur që jam lindur dhe rritur deri në njëfarë moshe në Lushnje. Zhdukesha sikur dikush më thërriste. Kisha nevojë të rrija me veten sikur kisha streset e mëdhaja. Kam rënë në dashuri shumë herët, 8-9 vjeç. Me atë timen aludoja, ka qenë një vajzë me emrin Anjeza. Ndoshta bëj gabim që e përmend se tani është e martuar, ka fëmijë plot. Përveç se i shkruaja letra, sigurisht nuk ma vari. Ishim moshatarë. Pastaj nga klasa e katërt rashë në dashuri me një mësuese.

 

Dembacaj: Çfarë ëndërroje ti?

 

Zizo: Po nuk është se ëndërroja se isha para pubertetit. Gjëja e parë që shikon kur je fëmijë është ta martosh atë. Martesa është finalizimi që mendon, që kur rritesh kupton që nuk është.

 

Kastro Zizo zbuloi edhe nëse është në një lidhje dashurie për momentin dhe tregoi mendimin e tij për femrat që i ka vetëm për një natë.

 

Dembacaj: Je në një lidhje?

 

Zizo: Jo nuk jam as i dashuruar, as në një lidhje. Duhet të jetë faji im që nuk di të mbajë një femër ose i gri, i haj dhe i pi menjëherë. E konsumoj menjëherë raportin ose nuk kam më nerva. Jam lodhur nga një natë shko apo dy, tre me të njëjtën. Jam njeri që aq sa e dua vetmin, aq nuk dua të rri vetëm. Po bëja rezyme një ditë dhe po bëja llogaritë nga një lidhje në tjetrën, dhe nuk kisha shumë kohë vetëm. Po e shijoj këtë periudhën por ka momente që njeriu do të ndajë 5 gjëra.

 

Dembacaj: Praktikon One Night Standin?

 

Zizo: Dikur po. Mos të them dhe sot, por varet nga sasia e alkoolit dhe lloji i klubit, nuk jam kundër sigurisht me mbrojtjet e duhura.