Kastrati Group sjell në Shqipëri “Hyatt Regency and Residences Tirana

Kastrati Group sjell në Shqipëri “Hyatt Regency and Residences Tirana

1302
0

 “Hyatt Regency and Residences Tirana”, pol atraksioni në kryeqytet

Hyatt, një nga brand-et me të suksesshme ndërkombëtare në menaxhimin e hoteleve luksoze vjen për herë të parë në Shqipëri. Bashkëpunimin me markën ndërkombëtare të hotelerisë Hyatt, e njoftoi vetë Grupi Kastrat nëpërmjet një ceremonie nënshkrimi për të sjellë “Hyatt Regency and Residences Tirana”, duke përmbyllur kështu atë që mund të konsiderohet si ndër vitet më të suksesshme të turizmit në vendin tonë. Ceremonia nisi me fjalimin përshëndetës të ZëvendësPresidentit të grupit, Zotin Leonard Kastrati i cili u shpreh mëse optimist për këtë bashkëpunim si pjesë e vazhdës së gjatë të shumë të tjerave me partner ndërkombëtar dhe vendas që Grupi Kastrati ka realizuar përgjatë 27 viteve në treg.

Fjalën e mbajtën edhe zëvendësPresidenti i Hyatt Hotels Corporation, Aoyama Takuya.

I pranishem ne kete ceremorini, kryeministri Edi Rama, i cili e vendosi theksin te zhvillimi i turizmit shqiptar.

Kryeministri nënvizoi se “imazhi është themelor për rritjen e fluksit të turistëve dhe në këtë drejtim edhe kjo firmë sot, do të ketë një impakt të rëndësishëm dhe të konsiderueshëm”. Rama vuri në dukje po ashtu edhe vlerën e shtuar që do të sjellë investimi, pasi sipas tij “bëhet fjalë për një investim të konsiderueshëm transformues të strukturës dhe të infrastrukturës hoteliere”. “Duke i uruar sukses në këtë bashkëpunim kompanisë së njohur shqiptare me kompaninë e njohur globale, nuk më mbetet gjë tjetër veçse të falënderoj ata që e bënë të mundur këtë marrëveshje. Uroj që shumë shpejt të jeni të pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes së radhës me një tjetër brand global në funksion të fuqizimit të industrisë dhe rritjes së besueshmërisë së vendit tonë, i cili i ka të gjitha ato që i duhen për t’u kthyer në një aktor të rëndësishëm në këtë pellg të turizmit”, – tha Rama. Në përfundim, Rama vlerësoi se “këto kompani sjellin një kulturë të re të shërbimit në industrinë e turizmit”.

Ceremonia u përmbyll me nënshkrimin e marrëveshjes midis Presidentit të Grupit Kastrat, Shefqet Kastrati dhe zëvendesPresidentit të “Hyatt Hotel Corporation”. Tashmë Shqipëria do jetë pjesë e një prej rrjeteve më të mëdha në botë, duke kombinuar mikpritjen shqiptare me standartet më të mira ndërkombëtare, dhe duke ofruar një oaz të cilësisë dhe shërbimit në zemër të qytetit, sipër udhëtarët e biznesit, ashtu dhe për eksploruesit. Hyatt Regency and Residences Tirana do të jetë një destinacioni përzgjedhur mikëpritje me 5 yje, ideal për vizitorët në kërkim të akomodimit elitar. Me 151 dhoma, bare dhe resotorante, sallën më të madhe të eventeve në vend dhe shërbim të shkëlqyer, Hyatt Regency and Residences Albania do të ofrojë një eksperiencë të paharrueshme qëndrimi. Ky partneritet midis një prej shoqërive më të mëdha shqiptaredhe një firme që konsiderohet botërisht si etalon i cilësisë, sjell jo vetëm një emër kaq të njohur dhe një investim kaq të rëndësishëm, por dhe një model të ri biznesi, i cili do ndikojë drejtpërdrejtë në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë në Shqipëri.

 

 

 

Grupi Kastrati njihet si një partner i besuar biznesi i cili përkushtohet të ofroj shërbime dhe produkte të cilësisë më të mirë, risi dhe inovacion, si edhe kontribut të vlefshëm në komunitetet ku vepron. Hyatt Hotel Corporation është një rrjet ndërkombëtar hotelerie, i cili numëron 14 marka hotelesh.

 

 

 

Grupi Kastrati është një shoqëri private shqiptare e themeluar në vitin 1991, e cila operon në më shumë se 12 sektorë të ndryshëm ekonomik në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit, duke punësuar mëshumë se 3’000 punonjës. Gjerësisht i njohur si lideri tregtimit të hidrokarbureve me shumicë dhe pakicë, Kastrati operon edhe në: industrinë e sigurimeve, ndërtim dhe real-estate, turizëm urban, industrinë e rishitjes së automjeteve, retail, reklamim, etj.