‘Kasapi’ arreston hajdutet e bagetive

‘Kasapi’ arreston hajdutet e bagetive

317
0

Policia e Lezhës ka arrestuar 2 persona, të akuzuar për vjedhje bagëtish, shkeuan Newsbomb.al.

Burime nga blutë bëjnë me dije se nga efektivët e policisë të Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me efektivët e Komisariatit të Policisë Shijak, me qëllim evidentimin dhe vendosjen para përgjegjësisë të autorëve të dyshuar të veprave të ndryshme penale, është finalizuar operacioni “Kasapi”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:

-A.N., 32 vjeç, banues në Kurbin;

-E.L., 38 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë;

Sipas policisë shtetasi A.N. dyshohet se në harkun kohor prill – korrik 2019, ka kryer 7 vjedhje, konkretisht në fshatin Barbullojë, Tale e Baqel në Lezhë dhe në Karpen, Fllakë, Shijak e Maminas, ku ka vjedhur gjithsej 11 krerë bagëti të trasha, vjedhje këto të dokumentuara në mënyrë ligjore.

Gjatë operacionit, Policia gjeti dhe sekuestroi edhe një mjet fugon, i marrë me qera nga shtetasi A.N, që shërbente për të transportuar bagëtitë e vjedhura..

Ndërsa arrestimi në flagrancë i shtetasit E.L., u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në stallën e tij në Paskuqan, iu gjetën dy krerë bagëti të trasha të vjedhura në Tale, Lezhë dhe në Maminas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”, në ngarkim të shtetasit A.N. dhe për veprën penale ”Përvetësimi i parave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale ” në ngarkim të shtetasit E.L.