Si sot një vit më parë ndahej nga jeta një prej humoristëve më të mirë që ka patur Shqipëria, parodisti i Vlorës Muhamet Lika. Një ndarje e shpejtë nga jeta, i njeriut aq të dashur për publikun shqiptar. Meti, siç e thërrisnin të gjithë është nderuar nga Presidenti edhe me titullin “Mjeshtër i Madh”, ndërsa la një dhimbje të madhe te familjarët dhe shoqëria.
Një nga miqtë e tij më të mirë, parodisti tjetër Agron Hamo, në një postim të ndjerë për Metin, shkruan se i mungon shumë, sidomos kur hyjnë në studion e tyre në teatër, ku karrigia e Metit qëndron aty, por këtë herë bosh.
“Sa e cuditshme dhe pabesueshme nje vit pa ty. Te kujtojme ne cdo cast, ashtu sikurse emocionohemi sa here hyjme ne studion tone ne teater. Karrigia jote eshte aty, bosh…
Sa na mungon! Bisedat tona, krijimtaria jote, shakate e tua.
Por e dime qe ti je gjithmone i pranishem, je ne studio me ne, ngjitesh ne skene me ne, je ne zemrat e Vlores dhe gjithe Shqipërise. Dhe sa here na duartrokasin, ti je aty, Shok, Vella, i vogli Muhamet! I paharruari Muhamet”, shkruan Hamo.