Si të njohim Peshqit Nëse ju ndodh tё shikoni njё person tё shenjёs Peshqit, prapa sportelit tё njё banke apo ulur në tavolinën e presidentit të kompanisё, ju do të jeni duke parë një lloj të rrallë Peshku. Shumë pak nga këta njerëz mund të qëndrojnë tё mbyllur për njё kohë të gjatë në një vend. Ju do të keni fat më të mirё, në qoftë se ju vizitoni një galeri arti, shkoni nё një manastir apo kishё, merrni pjesë në një koncert ose festoni nё lokale nate. Apo ju mund të merrni pjesё nё një nga takimet e Lidhjes sё Shkrimtarёve, apo tё shkoni nё prapaskenёn e njё shfaqjeje dramatike, ose tё provoni tё merrni rreze dielli nё njё jaht apo anije. Shanset janë që ju do të shihni dhe takoni shumё prej tyre qё enden nё njё nga kёto rrjedha jete.
Sa mё kreative dhe artistike ambientet, aq mё shumё persona tё shenjёs sё Peshqve do tё gjeni. Ka shumё pak ambicie, te njerëzit e udhёhequr nga Neptuni. Shumica e tyre nuk do të interesohen aspak pёr pushtet, lidership apo pasuri. Pak njerëz Peshqit arrijnё tё grumbullojnё tё holla gjatё jetёs, vetёm nё rastet kur trashegojnё ose u dhurohen nga familjarёt. Pёr dijeni tuaj, ata nuk kanё asnjё gjё kundra parave. Ata do të pranojnë me kënaqësi çdo monedhё të vjetёr që ju nuk e pёrdorni.
Por ata janë më të vetëdijshëm se shumica prej nesh, pёr vlerat e përkohshme tё parave. Kush e ka thёnё shprehjen: “Unë nuk dua të jem një milioner -unë vetëm dua të jetoj si një i tillё” është nё të vërtetë duke reflektuar filozofinë e Peshqve. Zemra tipike e Neptunit është e pastёr nga lakmia, atu nuk do gjeni asnjё grimcё tё saj. Ka një mungesë të intensitetit, gati një pakujdesi për tё nesërmen. Ka gjithashtu një njohuri intuitive pёr tё djeshmen dhe një tolerancë të butë ndaj tё sotmes. Nuk është e lehtë për njeriun e shenjёs sё Peshёve apo pёr peshkun real, qё tё luftojё pёr tё notuar kundra rrjedhёs. Ёshtё mё e lehtё pёr tё, qё tё shkojё sipas rrjedhёs, kudo qё e çon ajo. Por pёr tё notuar kundra rrjedhёs sё ujit dhe jetёs, ёshtё njё sfidё- kjo ёshtё sfida mё e madhe e tyre dhe e vetmja mёnyrё qё ai tё gjejё paqen dhe lumturinë e vërtetë. Tё marrin rrugën e lehtë, është një kurth për ata që kanë lindur në këtë shenjë Dielli, një karrem i stolisur që i tёrheq ata, ndërsa fsheh grepin e rrezikshёm-një jetë tё humbur.
Ju do të impresionoheni nga mёnyrat e sjelljes gjithё sharm dhe natyra e mirё, pak dembele e tij. Ai është indiferent për shumicën e kufizimeve,pёr aq kohё sa nuk i keni marrё lirinё pёr tё ёndёrruar dhe pёr tё ndier rrugёn qё pёrshkon drejt jetёs. Ai është akoma mё shumё indiferent ndaj fyerjeve, armiqësive dhe mendimeve tё xhindosura tё njerëzve të tjerë . Shumë pak nga kёto, do ta nxisnin atё nё reagime apo veprime të dhunshme. Sigurisht, njerёzit e kёsaj shenje nuk janё plotësisht tё butë. Edhe ata kanё temperamentin e tyre. Kur ai ngjallet me nё fund, ai mund tё jetё sarkastik, me njё gjuhё djegёse dhe tё zgjuar. Pёr tё bёrё njё Peshk tё shfaqё temperamentin e vet, ёshtё njёsoj si tё hidhni guralecё nё njё liqen , me sipёrfaqe te qetё, si pasqyrё. Ju do tё krijoni disa rrathё tё vegjёl nё ujё, por shumё shpejt sipqrfaqja e ujit do tё bёhet si pasqyrё pёrsёri.
Kur të takoni njerëz tё shenjёs sё Peshqve, shikoni fillimisht këmbët e tyre. Ato do të jenë mjaft dukshëm tё vogla dhe elegante (duke përfshirë edhe meshkuj), ose nga ana tjetër, ato mund të jenë të mëdha dhe tё tё gjera, si kёmbёt e dikujt qё ka punuar zbathur nё arё. Lёkura do tё jetё e butё, flokёt shpesh me onde dhe zakonisht me ngyrё tё celёt (edhe pse ju do të hasni një numër tё madh personave tё kёsaj shenjё zeshkan). Sytë e Peshqve janë të lëngshёm, me qepalla tё rёnda dhe plotë me drita të çuditshme. Shpesh, por jo gjithmonë, ata janë disi tё theksuar dhe jashtёzakonisht imponues. Sytë e disa Peshqve janë thjesht tё bukur. Nuk ka fjalë tё tjeta për ti përshkruar ato. Tiparet janë elastike dhe të lёvizshme dhe zakonisht ju do të gjeni më shumë shenja se rrudha. Pak Peshq janë të gjatë; trupat e Neptunit janë ndërtuar ndonjëherë jokёndshёm, por me hirin e tyre të jashtëzakonshёm, kjo rrallё ёshtё e dukshme. Ata duken sikur rreshkasin, nё vend qё tё ecin, si tё jenё duke notuar nëpër dhomë ose poshtë në rrugë. Ndonjёherë, ata janë vërtetë. Ku ёshtё uji? Mund të jetë diku pranë dhe Peshku tёrhiqet prej tij.
Ju mund të keni lexuar se simboli i shenjёs sё Peshqve, i formuar nga dy peshq qё notojnё në drejtim të kundërt, tregon se Neptuni ёshtё i ndarё nё dy pjesё, nga dëshirat e dyfishta. Nё tё vёrtetё, nuk ёshtё kёshtu. Dëshirat e dyfishta i përkasin Binjakëve. Dy peshqit në drejtime të kundёrt, simbolizojnë zgjedhjen qё u ёshtё dhënë Peshqve: për të notuar lart apo për të notuar në fund dhe nuk arrijnë ti realizojnё qëllimet e tyre. Peshqit duhet tё mёsojnё se ata janё kёtu, për ti shërbyer njerëzimit në një farë mënyre dhe ti qёndrojё larg pasurive tё kësaj bote. Gjeniu Ajshtajn i shenjёs sё Peshqve, i cili notoi kundra rrymёs, krijoi njё botё krejt tё re tё kohёs relative. Peshqit që notojnë në drejtim të rrymës, shërbejnё pёr tё larë enët apo pёr tё hequr borën. Zgjedhja është gjithmonë aty, sepse talenti nuk mungon asnjёherё, por peshku, me sytë që shohin në mënyrë të qartë në të dy anët, ndonjëherë e ka të vështirë tё shohё pёrpara. Peshqit shpeshherё tёrhiqen- ose nga lartësitë sublime tё një jetë të pёrkushtuar profesionale, ose nga emocionet artificiale dhe fallco. Edhe pse Peshqit, zbrapsen nga konkurrenca, tërheqja e fortë e Neptunit, i drejton shumë prej tyre, edhe ashtu të trembur, drejt profesionit tё ndritshёm tё aktorit, ku ata mund të përdorin kompetencat e tyre të pabesueshme interpretuese, tё shfaqjes sё emocioneve tё panumёrta. Pavarёsisht ndrojtjes sё tyre tё lindur, ata shpesh bëhen disa nga interpretuesit mё tё mirë në teatër. Por vetëm nëse ata luftojnë antipatinё qё kanё ndaj punëve tё lodhshme dhe provave rraskapitëse, si dhe mёrzitjen e viteve tё zymta, por tё nevojshme tё përvojës. Tё mёsuarit përmendësh është rrallë një problem pёr ta. Kujtesa e Peshqve është legjendare, edhe pse me një prekje tё Hënës ose Merkurit, ata mund të harrojnë edhe numrat e tyre të telefonit.
Për çdo person tё shenjёs sё Peshqve, nga peshkatari në skelë, deri te infermierja në spitalin e fëmijëve, jeta nё vetvete, është një fazë e madhe. Në syrin reflektues tё Peshkut, e gjithë skena është e pakapshme dhe e rrufeshme. Duke e ditur këtë, njerёzit e udhёhequr nga planeti i Neptunit, pranojnë shumicёn e stuhive tё jetёs, me qetёsinё mё tё madhe. Dëshpërim, megjithatë, është gjithmonë njё kёrcёnim pёr ti çuar poshtё dhe pёr tё sjellё ëndrrat e çuditshme apo mankthet e pazakonta, të cilat shpesh janë të parandiera. Kur Peshqit kanё njё parandjenjё se diçka do të ndodhë, ajo zakonisht ndodh.
Nëse ai ju thotё qё mos tё hypni nё atё avion apo nё atё makinë, do tё ishte mё mirё qё tё planifikonit njё mёnyrё tjetёr transporti.
Astrologët që flasin për një shpirt të vjetër, i referohen një shpirti, i cili ka kaluar nëpër shumë jetë, duke ruajtur urtësinë e secilёs prej tyre. Shpesh ata i referohen Peshqve, sepse një jetë si peshk është ose detyrimi më të vështirë qё një njeri mund të zgjedhё- ose një shans për të arritur përmbushjen e përsosur. Ndërsa Dashi përfaqëson lindjen në zodiak, Peshqit përfaqësojnё vdekjen dhe përjetësinë. Peshqit janё shenja e dymbëdhjetë e zodiakut, një pёrbёrje e të gjitha atyre qё kanё qenё mё parё dhe natyra e tij është një përzierje e të gjitha shenjave të tjera. Kjo ёshtё shumё pёr tu pёrballuar. Peshqit mbajnё brenda vetes edhe dёshirёn pёr debat qё kanё të gjitha shenjat e ajrit, dashurinë për natyrën, të gjitha shenjave të tokës dhe aspiratat e zjarrta të të gjitha shenjave tё zjarrit. Por ai nuk është as i ngurtё, as kardinal. Peshku është i ndryshueshёm gjithmonë- në këtë drejtim ai është i panegociueshёm. E vetmja cilёsi qё e dallon atё nga shenjat e tjera, është fuqia e tij e çuditshme për të dalë jashtë vetes dhe të shohё veten e tij dje, sot dhe nesër si njё tё vetme. Dashurinё pёr muzikën dhe artin dhe shqisat e tij shumë të zhvilluara, si dhe shkathtësinё, ai i detyrohet shenjave të tjera, por dituria e tij e thellë dhe dhembshuria i përkasin vetëm atij, tё përzgjedhura nga njohuritë e kombinuara tё çdo përvoje njerëzore.
Njerёzit e shenjёs sё Peshqve, priren të mendojnë se ata mund të jetojnë përgjithmonë dhe ata shpesh veprojnë sikur ta besojnё kёtё verbёrisht. Peshqit tipik, zakonisht nuk kujdesen shumё pёr veten e vet. Shanset janë që ai tё harxhojё shumicën e energjisë së tij (dhe nuk ka shumë për të shpenzuar) duke ndihmuar të afërmit në vështirësi, ose duke u marrë me problemet e miqve. Kёto probleme mund tё jenё emocionale apo financiare, por gjithashtu ato mund tё jenё një shterim serioz pёr shëndetin e Peshqve, i cili rrallë ёshtё aq i fuqishёm, sa ti pёrballojё ato. Peshku duhet të ruajё energjinë e tij dhe të mos bie pre e lodhjes, vёshtirёsive dhe emergjencave të njerëzve të tjerë. Tё dobёt kur janё foshnje, rrallë tё fuqishёm kur janё fëmijë (nëse nuk ka një ndikim të fortë nga planeti Mars, në tabelën e lindjes), njerëzit e shenjёs sё Peshqve, duket se kanë metabolizёm tё ngadalshëm, e cila është arsyeja pse ata shpesh zgjohen me sy tё pёrgjumur dhe tё lodhur.
Zakonet e kёqija tё tё ngrёnit, mund të sjellin probleme me mëlçinё dhe funksionet e zorrёve, si dhe probleme me tretjen e ushqimit. Problemet nё kёmbё, duar ose kyçe janë të zakonshme, gjithashtu edhe ftohjet, gripi dhe bronko-pneumonitё.
Mushkëritë nuk janë shumё të forta dhe gёshtrinjtё dhe kyçet e kёmbёve janё tё dobëta qё nga lindja. Kёta persona duket se kanë ose kёmbё tё dobёta dhe tё plogёta, ose kёmbё shumё tё forta dhe tё zhdërvjellëta. Nuk ka tё ndёrmjetme pёr kёta. Megjithatë, ata kanë një rezistencë të fshehur tё brendshme dhe një nga sfidat më të mёdha tё Neptunit, është të zbulojё këtë forcë latente dhe ta nxjerrё nё pah. Pёshqit kanё aftёsinё tё hipnotizojnё veten dhe tё tjerёt, pёr pothuajse çdo gjё qё ata zgjedhin, duke përfshirë edhe frikёn nga qentё, minjtё, lartësitë, metrotё, ashensorët dhe turmat me njerёz.
Humori është një nga armët e tyre të fshehta. Peshqit zbardhin dhëmbët, për të mbuluar lotёt e paderdhur. Ata janë mjeshtra të satirës dhe ju mund të strukeni, nga një vërejtje e shkёlqyer rastësore, pa qenё nё gjendje ti pёrcaktoni kuptimin e saktë ose qëllimin. Gjithsesi, ju do ta keni atё ndjesinё e pakëndshme pёr njё farё kohe. Ai mund ti bёjё vёrejtjet pikante sa hap e mbyll sytё dhe tё ndryshojё temё me shpejtёsi, saqe ju nuk mund tё arrini ti kundёrpёrgjigjeni Ai është një shakaxhi i shkëlqyer, brilant pёr tё bёrё tё tjerёt tё qeshin me ato qё thotё, ndёrkohё qё vetё mban nё fytyrёn e tij shprehёse, njё pamje të pikëllueshme. Ai mund të kalojё me lehtёsi, nga shakatё trashanike nё ato tё sofistikuara.
Ndonjëherë humori i tij ёshtё i ngrohtë dhe i pastër, ndonjëherë është i ftohtë dhe i pamëshirshëm, por kjo është gjithmonë një mbulesë për një tjetër emocion, qё personi i shenjёs sё Peshqve, dëshiron tё fshehё. Peshqit e pёrdorin tё qeshurёn, si një maskë dhe kjo maskё i fsheh ata shumё mirë.
Ata kanё njё ndjenjë tё madhe keqardhjeje dhe një dëshirë për të ndihmuar të sëmurët dhe të pafuqishmit. Peshqit mund të ndajnë dhembshuri për të sëmurët me Virgjëreshёn, por ai shkon njё hap mё tej, duke u pёrpjekur tё kuptojё zemrat e lёnduara dhe tё vetmuara, dёshtimet dhe pamundёsitё, pa marrë parasysh sa i paparanueshёm apo sa i refuzuar mund tё jetё ky individ nga shoqëria. Peshku i butë, do të ngushëllojë ata, që Virgjëresha mendon se janë të dobёt me zgjedhjen e tyre, prandaj nuk meritojnё mbёshtetje. Nëse keni nevojë për tё holla, , pёr njё borxh tё vogёl ose tё madh, ose vetëm pёr një inkurajim të vogël që askush tjetër nuk jua jep, shkoni te Peshqit. Ju nuk do të dёgjoni nga ai asnjë ligjërata apo leksion morali dhe nuk dotё merrni asnjё shikim prej superioriteti. Ai nuk gjykon asnjë njeri- qoftё ky hajdut, vrasës, i droguar, mëkatar, shenjt, hipokrit apo gënjeshtar. Në qoftë se ai është një Neptun tipik, mungesa e lakmisё, epshit, zilisё dhe xhelozisё, nuk do të sjellë asnjë kritikё tё mbushur me zemërim. Të kuptuarit e tij ёshtё shumё i thellё, sёbashku me çfarëdo ndihme praktike, qё ai është në gjendje të ofrojë. Ai e kupton çdo ves dhe virtyt dhe ai e njeh çdo kurth. Shumë Peshq, për këtë arsye, veshin rrobat e priftit apo murgu dhe e kalojnё jetën e tyre në lutje ose meditime. Instinkti i tij i parë është për të ndihmuar njerёzit. Ka njerëz tё shenjёs sё Peshqve, të cilët janë të rrёmbyer dhe tё ashpër, por kjo është vetëm një mburojё e brishtë, e veshur për mbrojtje. Peshku shpejt mëson sesa i pambrojtur ёshtё ai. Bota nuk është ende e sintonizuar me valёt e ndjeshme tё Peshqve, prandaj për të shmangur talljet (si dhe për të shmangur marrjen e qindёrkasёs sё fundit qё i ndodhet nё xhep), ai nganjëherë sajon maskёn e indiferencës. Imponimet e atyre që duan ta marrin nёpёr kёmbё, e detyrojnё Peshkun, për ta fshehur shpirtin e tij të vërtetë. Duke qenё se, thellësia e ujërave të Neptunit e bёn atë të pёrthithё, çdo dhimbje dhe gëzim si të ishin të tijat, është pak e çuditshme, kur shumë Peshq, bёjnё sikur nuk janё tё interesuar tё dëgjojnё tregime tё trishtuara. Por mos harroni se ata vetёm sap o shtiren. Nëse ju ka refuzuar një herë, provoni pёr herё tё dytё dhe Peshku i vërtetë do tё dalё nё sipërfaqe.
Imagjinata e lavdishme e Peshqve, humori i tyre i mrekullueshëm dhe ndjenja oqeanike e bukurisë, mund të krijojë prozën dhe poezinё më delikate, por përjetësisht të qëndrueshme. Në të vërtetë, bota nuk mund të bëjë pa përpjekjet e tyre artistike dhe dhembshuria e tyre të butë. Ajo do të ndalojё sё rrotulluari. Ju shpesh do të gjeni persona tё shenjёs sё Peshqve, që i varrosën ëndrrat e tyre personale, për të ndriçuar, qoshet e errёta tё jetёs së të afërmve dhe miqve, ose për të sjellë dhuratën e lotёve dhe të qeshurave për publikun nё sallё. Megjithatë Neptuni është një planet çorientues, i aftë për të sjellё nё jetё natyra, që vёrviten në dy drejtime në të njëjtën kohë, duke shtrembëruar të vërtetën; një ndikim ky, që shpesh i bёn Peshqit tё fshehin emocionet e vёrteta.
Duke qёndruar diku mes ujërave të heshtura tё detit, nё thellёsi dhe ujrave tё sipёrfaqes, ku pasyrohen yjet dhe retё, Peshku e jeton jetёn e tij i vetmuar,duke i kuptuar gjёrat aq thellё, sa nuk shprehen me fjalё. Ata që e duan atë si mik, ata që e dashurojnё atё, duhet të përdorin imagjinatën e tyre, pёr tё kapur aeroplanin e çuditshёm, tё mendjes dhe emocioneve së tij. Dy shenjat e tjera tё ujit, Akrepi dhe Gaforrja, simbolizohen nga krijesa qё i pёrkasin edhe tokёs, edhe ujit; pra janё amfibe dhe fleksible, ndёrkohё qё Peshku nuk mund tё marrё frymё jashtё ujit. Ai duhet të jetojë në ujin e ftohtë dhe tё gjelbër, diku me baltë, gjithmonë në lëvizje.
Peshqit përfaqësohen, jo nga hekuri apo merkuri, ose ari dhe plumbi, por nga vibracionet e metaleve tё papërcaktuara, një jehonë joreale dhe iluzionare. Ai e sheh reflektimin e tij në tre dimensione; në gurin e çmuar ngjyrё vjollcё tё ametistit (Ametist simbolizon devotshmërinё, përulësinё, sinqeritetin dhe urtësinё shpirtërore), nё gurin smerald dhe nё lulet e tij të tabelёs sё lindjes, qё janё zambaku i ujit dhe lotuset. Lulet e tyre janë si njё trëndafil i bardhë dhe delikat, por pёrbёhen nga fibra të fortë, të ashpër dhe të pathyeshëm, përveç nëse ndodhen shumё lart rrёnjёs. Pak mund tё ndjekin Peshqit dhe tё shqyrtojnё natyrёn e Neptunit, qoftё kur ai noton nё drejtim tё rrymёs, si njё tjёtёr Peshk nё turmёn e madhe tё Peshqve tё harruar- ose kur noton kundra rrymёs, pёr tё gjetur paqe nё ujrat e pastёr. Ai është më i fortë se ai mendon dhe më i mençur se ai e kujton, por Neptuni e ruan këtë sekret, deri sa ai ta zbulojё atë vetё.
Personalitete të famshme Peshqit Edward Albee, Harry Belafonte, Elizabeth Browning, Luther Burbank, Enrico Caruso, Frederic Chopin, Grover Cleveland, Albert Einstein, Jackie Gleason, Handel Rex, Victor Hugo, Ted Kennedy, James Madison, Michelangelo, Rudolf Nureyev, Auguste Renoir, David Sarnoff, Dinah Shore, Earl Snowden, Svetlana Stalin, John Steinbeck, Elizabeth Taylor, Earl Warren, George Washington.
Meshkujt e shenjёs sё Peshqve Një mashkull Peshqit, mund të jetë çdo gjë që ju doni që ai të jetë-ose çdo gjë që ju nuk doni që ai të jetë. Mundohuni ta zgjidhni kёtё dilemё, pёr tё qetёsuar gjendjen tuaj shpirtërore dhe mendore. Pёr tu siguruar pёr kёtё, shkoni njё mbrёmje me hёnё tё plotё, me shokun tuaj tё shenjёs sё Peshqve, pёr tu larё nё det, nё kohёn kur vjen batica. Në qoftë se ai, nuk tёrhiqet nё det prej baticёs, ju do tё jeni vajza mё me fat. Do tё shkoni tё sigurt drejt famёs dhe pasurisё! Por në qoftë se, djaloshi juaj i shenjёs sё Peshqve, nuk mund ta shohё baticёn, por gjithashtu i shpёton pa parё edhe ajo dallga e madhe, atёherё mё lejoni t’ju tërhequr vëmendjen, se ndoshta kёto ujra oqeanike mund të rezultojnë disa nga momentet mё të mjera, qё ju do tё kaloni ndonjëherë.
Një baticë në punët e tij është sinonim me mundësinё. Kjo kërkon një vendim tё prerë, njё veprim të vendosur dhe aftësinë për të mbytur çdo ёndёrr tё vjetёr, qё pengon suksesin. Problemi është se disa meshkuj tё shenjёs sё Peshqve, nuk e pranojnë qё njё baticё mund ti pёrmbysё ata, madje edhe kur ajo u pёrplaset nёpёr kёmbё.
Mashkulli i Peshqve nuk është i dobët. Vetëm se ai mund tё sorollatet pёr njё kohë të gjatë pas njё ylli tё argjendё venitёs dhe tё humbasё rrezet e ndritshme tё diellit tё suksesit. Jo të gjitha Peshqit janë ëndërrimtarë. Megjithatë, ka shpresë. Ku ka jetë, ka gjithmonë shpresё. Edhe pse bota ka nevojë për imagjinatën e tij të bukur, vjen një moment, kur ky mashkull, ka për tё nisur rrugёn e tij drejt fitimit tё jetesёs. Kur ai e bën këtë, do tё jetё shumё e lehtё, sepse intuita e Neptunit, sёbashku me mendjen e tij të zgjuar, mund ta çojё atё drejt qëllimeve të arsyeshme, të cilat mund ti sjellin atij famën dhe njohjen- madje edhe pasurinё dhe pavdekësinë. Nëse jo të gjitha kёto (ju nuk mund të fitoni llotarinё çdo herë), atëherë të paktën do tё arrijё respektin dhe sigurinё e rehatshme. Le të shpresojmë se ky është lloji mashkullit Peshk, qё ju jeni duke notuar. Praktikisht ,asnjë shenjë tjetër e Diellit, nuk mund të pengojё potencialin e tij, nën ato rrethana.
Megjithatë, në qoftë se, le të themi, nga mosha njëzet e pesë apo më shumë, ai nuk e ka gjetur akoma baticёn nё punёn e tij, sinqerisht, e ardhmja e tij nuk është shumë shpresëdhënëse. Ju mendoni se kjo është e padrejtë? Në rregull, mund tё presim deri nё moshën tridhjetë e pesë, por ju jeni duke lozur bixhoz. Kur thashё se e ardhmja e tij nuk ka shumë shpresë, e kam fjalёn pёr ju. Si një grua – me rutinën familjare. E ardhmja e tij personale mund të jetë pak a shumë e kënaqshme. Shumë meshkuj Peshqit, të cilët nuk mund ti groposin ëndrrat e vjetra dhe vazhdojnё tё kёrkojnё ide të freskëta për sukses,e jetojnë jetën e tyre në mënyrë të drejtë dhe tё kënaqur. Kjo për shkak se gjithçka qё ata kanë nevojë, ёshtё kjo ёndёrr, ashtu e ndryshkur nga koha. Shto një gotё me verë, një copë bukë misri të mirë dhe ai është i lumtur si shumica prej nesh. Por një dietë e tillë nuk mund tё ushqejё njё grua, njё deri nё pesё fёmijё dhe kush e di, ndoshta edhe disa peshq tё kuq (duke pasur parasysh shenjën e tij tё horoskopit). Ju do tё keni nevojё pёr gjёra tё tjera, si veshje, kozmetikë, këpucë dhe spinaq , selino, qumësht dhe llamba edhe, ju e dini se çfarë dua të them.
Ka vetëm një mënyrë për të dalë me këtë lloj mashkulli Peshk: Të jetë trashëgimtar. Jo, nё fakt ka dhe një tjetër mënyrë: gjej dy punë – një për ty dhe një për atë dhe tё punoni si dreqi vetё te tё dyja.
Tani, unë nuk them që ju nuk do të jeni të lumtur në momentet romantike. Tek kjo shenjё, vetёm njё gjё nuk do jetё kurrё pёr njё kohё tё shkurtёr- romanca! Ata praktikisht, marrin frymё prej saj. Vetёm se kjo nuk mund tё zёvendёsoj spinaqin dhe kёpucёt e fёmijёve, ose shёndetin tuaj mendor. Planetet, me diturinё e tyre, kujdesen për komplikime të tilla të jetës duke i dhënë njё mori shansesh për këtë lloj mashkulli ëndërrimtar tё Peshqve, duke i ofruar edhe mbёshtetёsa. Nëse ai gjen një zotёri apo zonjё kujdestare (me shumё gjasa mund tё jetё kjo e fundit, por jo vetёm), ai mund të kthehet në një piktor i madh, një shkrimtar i madh, një kompozitor apo një muzikant i madh-ose të paktën thjesht njё njeri i famshёm. Por si mund ta gjejё ai njё njeri qё ta marrё nё patronazh, aq mё tepёr tё jetё dhe femёr, kur ai ju ka ju nё shtёpi , sebashku me tufёn e fёmijёve dhe peshqit e kuq nё akuarium?
Ju duhet ta pranoni se kjo thjesht nuk do të funksionojë. Më mirë ti thoni lamtumirё atij tani. Ju do të qani pak dhe ndoshta edhe mund tё lёndoheni thellё brenda jush. Por jo aq sa të jeni e martuar me njё ёndёrr qё ecёn dhe flet, si dhe tё pёrballeni me pronarin e shtёpisё ku jetoni, me xhepin tuaj bosh, por plot me dёshira. Kjo po qё dhemb shumё!
Tani që ne u bёmё tё guximshёm dhe praktike pёr tё folur pёr llojin e Peshqve tё bukës dhe verës , ne mund të flasim në lidhje me llojin tjetër të mashkullit tё Peshqve, ai që i shpёtoi valёs, në përmbytjen e saj. Natyrisht, ai është një arritje e vërtetë për çdo vajzë. Ekziston gjithmonë mundësia që ai të kthehet nё një Ajnshtajn apo George Washington, gjё qё do të ishte thjesht e mrekullueshme. Por ju nuk keni pse tё kёrkoni përsosmërinё. Edhe një Bricjap shumё praktik, apo njё Dash agresiv, mund tё kenё disa tё meta. Çështja është se një Peshk qё lufton në rrugën e tij, në rrjedhën e sipërme (pra kundra rrymёs) do të ketё mjaft shanse për të marrё dhuratat e famës dhe pasurisё. Gjithashtu ai ёshtё njё djalё me shumё cilёsi tё tjera tё mira.
Një mashkull i shenjёs sё Peshqve nuk ka paragjykime. Ai kurrë nuk do të gjykojë një indian indigjen, derisa tё ecё vetё kilometra pa fund, me kёpucёt e tij me lёkurё dreri, ose një nudist deri sa ta provojё tё ecё zbathur vetё. Edhe atëherë , ai do ta mirёkuptojё situatёn, aq sa mos tё kalojë nё gjykim kritik. Ai i bie shumё shkurt pёrsa i pёrket akuzave dhe shumё gjatё, kur ёshtё fjala pёr tolerancёn. Mashkulli i Neptunit ka një shpirt tё mirё tё të rrallë. Miqtë e tij besojnё tek ai dhe kurrë nuk shqetësohen se ai mund tё tronditet nga rrёfimet e tyre. Duhet njё situatё e jashtёzakonshme, pёr tё shokuar njё Peshk. Peshku është kurioz, por krejtësisht i patrazuar dhe aq mё pak i shokuar.
Ai mund të tregojё një apo dy sekrete aksidentalisht, por kurrë me qëllim. Peshqit ndonjëherë flasin, para se ta kuptojnё dëmin e mundshëm tё shkaktuar. Ёshtë pak e vështirë për të, që të kuptojë se ajo çfarë thotë ai, ndoshta do të interpretohet nën dritën e gabuar nga njerёzit me qёndrime jotolerante dhe aspak mirёkuptues. (do ti duhet tё mendohet pak gjatё, pёr shembull, që të kuptojё se njerëz si motra e vet ose nëna juaj, nuk mund ta kuptojnë vështirësinё e brendshme tё dikujt qё ёshtё bigamist). Megjithatë, sapo ti kёrkoni atij, nё mёnyrё specifike, qё ta mbajё kёtё sekret, ai do tё jetё gojё-mbyllur dhe i besueshёm, kёshtu qё ju mund ti besoni atij, sekretet tuaja mё tё errёta.
Vetë fakti që ai është shumё i ndjeshёm, do të thotë se ai i ndjen dhe i pёrjeton emocionet e atyre që kërkojnë vёmendjen dhe zemrёn e tij. Njerёzit e shenjёs sё Peshqve shpesh kanë nevojё tё pushojnё pёr periudha të gjata. Shpirti i Neptunit duhet të jetë vetëm pёr disa kohë, në mënyrë flladi i freskёt, tё mund tё shërojё plagët e të gjithё atyre trazirave tё pёrcjella nga tё tjerёt dhe për ta qetёsuar atё sёrish. Pra, asnjëherë mos ia mohoni mashkullit tuaj tё shenjёs sё Peshqve, momentet e tij të heshtjes. Ai ka shumё nevojё pёr to. Nёse ai e ndien tё nevojshme qё tё rrijё vetёm apo tё bёjё njё shёtitje i pashoqёruar, lejeni tё shkojё. Dёshira juaj pёr tё qenё gjithё kohёs sёbashku, mund ta prishin bukurinё e dashurisё sё Peshqve. Kjo dashuri ka nevojё pёr hapёsirё qё tё rritet.
Mos harroni se peshku është tepёr i ndjeshëm dhe mund të lëndohet lehtë. Ndrojtja e tij është për shkak të një vetëdije të dhimbshme, lidhur me kufizimet e tij, çfarёdo qofshin ato dhe ai e ndjen kёtё brenda vetes sё tij. Ai ka nevojë të dijё se virtytet e tij janë vёnё re nga dikush qё ai admiron. Nga ti! Asnjëherë mos ia kurseni inkurajimet atij.
Ai mund të provojё disiplinat e meditimit budist tё Yoga dhe Zen, ose të eksperimentojë me besimet e ndryshme tё kulteve dhe ai ndoshta mund të ketё interes për astrologjinё dhe numerologjinё, madje edhe pёr rimishërimin. Ashtu si Akrepi, ai ka lindur me aftёsi tё madhe pёr tё kuptuar parimet e fshehta dhe këto gjëra janë zakonisht të mira për të. Ato e ndihmojnë për të mbajtur emocionet e tij të qëndrueshme dhe i ofrojnë një spirancë për imagjinatën e tij të gjallë. Burrat e shenjёs sё Peshqve, mund ti shohёsh tё mërzitur nё momente tё ndryshme, por zemërimi i tyre rrallë është i dhunshëm apo të zgjasё pёr njё kohё tё gjatë. Kur mёrzitja apo zemёrimi pёrfundojnё, ujrat qetёsohen sёrish dhe jeta është po aq e qetë si më parë. Disa meshkuj tё udhёhequr nga Neptuni, mund tё bёrtasin apo ulёrasin pak brenda nё shtёpi, por kjo do jetё e padёmshme. Është pothuajse e pamundur qё njё person i shenjёs sё Peshqve, tё tё mposhtё, si Demi pёrshembull. E shikon sa me fat qё je?
Edhe pse ai e ka tё vështirë të kuptojё veten e tij, Peshqit nuk kanё asnjë problem pёr tё parё me qartёsi të gjitha hollësitë e të tjerëve. Është e vështirë të luani me tё; ai do të arrijё tё shohё pёrmes jush me lehtёsi, deri në anën tjetër. Megjithatë, ai mund tju vё nё lojё ( kur vendos ta bёjё kёtё), me disa lojra fjalёsh, qё ai i pёrdor, pёr tё mbajtur çёshtjet e tij personale larg syve vёzhgues tё tё tjerёve.
Me kёtё partner, nuk do tё pёrjetoni skena tё tepruara xhelozie. Edhe nёse ai ёshtё xheloz, do tё aktrojё nё mёnyrё tё shkёlqyer (në qoftë se ju e lejoni të praktikohet ) dhe do tё pretendojё sikur nuk ёshtё xheloz. Por ai është mashkull, pavarёsisht natyrёs poetike, sё ndrojtur, kështu që ai do të presё besnikëri nga ana juaj nё tё gjitha kuptimet. Ju duhet tё kontrolloni xhelozinё tuaj, duke qenё se ai do të ketë miq tё ngushtё nga tё dyja gjinitё dhe do tё jetё nё dispozicion të tyre, ndonjëherë në orë tё çuditshme. Është natyra e tij kaq e shoqërueshme. Ai nuk mund tё bёjё ndryshe nga natyra e tij. Do jetё e rrezikshme nёse jeni tip posesiv dhe e dhunshme. Një vajzё Dashi ose Luani, më mirë kishte ndjekur një tjetër mashkull. Ai e admironё bukurinë dhe herё pas herё, mund tju ngulё sytё te kёmbёt tuaja tё bukura. Por ju mund ti vini disa kufinj, me pak pёrpjekje dhe shpërblimi juaj do të jetë një bashkёshort i ndjeshёm, i cili do tё jetё edhe njё i dashur romantik, edhe njё shok me tё cilin mund tё flisni pёr gjithçka.
Fëmijët do ta shohin atё si njё balenё shumё gazmore. Shanset janë qё ai do ti çojё ata shёtitje me varkё, pёr not apo pёr zhytje. Ai do tu kёndojё fёmijёve kёngёn e krokodilit jeshil dhe do tu tregojё historinё e Sirenёs Ariel nё Atlantikёn e humbur. Ai mund tu flasё pak pёr filozofinё, ose tu mёsojё sesi mund tё qёndrojnё mbi kokat e tyre, sipas stilit Yoga. Me siguri qё fёmijёt do ta adhurojnё atё dhe vetё ata do tё rriten me aftёsi tё mira pёrshtatjeje, falë aftësisë së rrallё tё babait tё tyre Peshk, për të mbajtur një zog të vogël në dorë pa e lёnduar apo frikёsuar atё. Ju mund ti kёpusni ndonjё shuplakё atyrё, nёse gabojnё ndonjёherё, por babai Peshk do jetё aty vetёm pёr ti dёgjuar me vёmendje ata. Ju do tё kujdeseni qё hundёt dhe rrobat e tyre tё jenё tё pastra, ndёrsa ai do tё mbajё mendjen e tyre aktive. Çdo gjё do tё shkojё shumё mirё. Asnjëherë mos i shkelni me kёmbё ёndrrat e mashkullit tё shenjёs sё Pёshqve – ai nuk do tjua falë kёtё gjё, ose ta harrojë atë. Jepini atij një shans për ti kthyer kёto ёndrra në realitet, duke e ndihmuar atë të gjejë një yll të ndritshmёm,vezullues pёr ti ndriçuar rrugёn e jetёs. Në dashuri, Peshqit janё tё prekshёm emocionalisht, që do të thotë se ata kanё nevojë për siguri dhe besim tё vazhdueshme. Shpresat e tij entuziaste duhet të ujiten me dashuri dhe mirëkuptim dhe sigurohuni që toka tё jetё e pasur me pleh tё mirё, pёr një jetë të lumtur në shtëpi. Mbani insektet e dёmshme tё bezdisjes dhe kritikave larg nga rrënjët. Kёshtu, një ditë tё bukur, kёto shpresat e egra dhe tё çuditshme, do të ndryshojnë nga barishte tё këqija e të padobishme, në pemë të larta të paráve në oborrin e shtëpisë, të larta mjaftueshёm për të arritur disa nga ёndrrat e tua personale. Shpresa lulёzon pёrjetёsisht nё zemrën e Peshqve. Mos trokisni! Nёse ju kujdeseni pёr tё me dashuri dhe butёsi, ajo do tju shpёrblejё me fat tё papritur dhe shumё tё madh. Shërbeji atij një ëndërr për mëngjes, një shaka tё zgjuar për drekë dhe njё pjesё nga repertori i Chopin-it tё famshёm pёr darkë. Pas kësaj, ёshtё rradha juaj. Mos kini frikë të hidheni! Uji ёshtё i mrekullueshёm!
Gruaja Peshqit Edhe pa astrologjinё, janё pёrhapur fjalё dhe spekulime, në lidhje me sharmin e femrёs tё shenjёs sё Peshqve. Ajo ka pikat e saj negative, sigurisht, por në shikim të parë ajo është pёr çdo mashkull, e dashura ideale e gjimnazit, nёse mund ti shtojmё edhe prekjen e lehtё tё lepurit tё Playboy-i , vetёm sa pёr ti shtuar pakёz piper. Ne duhet tё pranojmё se femra moderne, e emancipuar, me imazhin e fortё, ia ka rritur edhe mё shumё vlerat femrёs sё shenjёs sё Pёshqve. Me gjithë kёtё mister femërorё tё turbullt mbi ajrin qё konsumon edhe partneri, kёto krijesa tё pafuqishme, tё brishta, tё pёrmbajtura tё Neptunit, duhet ti zmbrapsin meshkujt me shkopinj të mëdhenj.
Nuk ёshtë e habitshme, pse ёshtё ajo kaq shumё e kёrkuar. Femra e Neptunit, rrallë përpiqet ti bёjё hije partnerit tё saj, qoftё e dashura apo gruaja. Ajo nuk ka tё fshehur as dëshirën mё tё vogël, nevrotike, për ta dominuar atë në asnjë formё. Ai mund ti tërheqё asaj karrigen nё restorant, ti mbajё pallton, ti fishkёllejё taksisё pёr tё, ti ndezё cigaren dhe ti rrёfejё sesa shumё i mrekulluar ёshtё prej saj. Gjithçka qё ajo dёshiron ёshtё që ai ta mbrojë dhe tё kujdeset për të. Ajo është shumё e lumtur qё tё mbёshtetet nё krahun e tij dhe ta lejojё atё tё kuptojё, sesa i fortё ёshtё ai dhe sa shumё nevojё ka ajo pёr tё, nё kёtё botё tё egёr dhe tё rrezikshme. Kaq ёshtë e mjaftueshme për ta bërë një vajzë të duket e adhurueshme nё sytё e njё mashkulli. Edhe në qoftë se ajo nuk është shumё me stil Viktorian (ndonёse ka mjaft femra Peshqit qё janё) , ajo do të jetë një dëgjuese empatike, për të gjitha problemet dhe fatkeqësitë e tij dhe njё rrufёpritёse efikase pёr tё gjitha krizat qё ai mund tё kalojё.
Një femёr e shenjёs sё Peshqve, beson se shoku i vet, i dashuri, miku, bashkёshorti, vëllait, babait – pra, çdo mashkull, mund ta mbajё botёn me njё dorё dhe ajo habitet pse ata nuk besojnё tё njёjtёn gjё. Dhe ju pyesni veten pse ajo është kaq e dashur pёr tё gjithё? Vajza e Peshqve është një strehë e qetë dhe komode, për mashkullin e saj krenar , larg nga zhurmat e botёs sё rrёmujshme. Dritat në pellgun e saj, janë të buta dhe të zbehta. Ata sy tё lodhur, të cilat janë zbehur nga dritat e neonёve dhe të gjitha këto shifra pa kuptim në tregun e aksioneve, tё cilat ajo nuk mund ti kuptojë për të shpëtuar jetën e saj. (Edhe pse, në qoftë se ajo dёshiron vërtetë të shpëtojё jetën e saj, ajo do ta mprehё mirё lapsin.)
Ajo është përjetësisht femërore në të gjitha stinët. Mund tё them qё meshkujt tёrhiqen prej saj, si bletёt nё njё koshere me mjaltё. Sapo njё burrё bёn njё bisedё tё shkurtёr me tё, ai direkt qetёsohet dhe ndihet i relaksuar. Ajo i bën tё qartë atij, se ajo kurrë nuk do ta fajësojë atë për çdolloj problemi në karrierën e tij ose gabime aksidentale. Do tё jetё gjithmonë faji i dikujt tjetër. Jo i partnerit tё saj. Ajo asnjёherё nuk do ta shtyjё atё tё ecё me shpejtёsi pёrpara. Ritmi tij është i përsosur pёr të. Ёshtё e nevojshme qё unë shpjegoj se pse femra e shenjёs sё Peshkut, ёshtё gruaja më e rrezikshme nga tё gjitha shenjat e tjera tё zodiakut? Lajmёrim!! Paralajmërim Detar: Pas martesës ajo mund tё bёhet pak mё shumё nxitёse. Për të qenë e sinqertë, ajo mund të bёhet shumë nxitёse. Në një farё mënyrë, kjo ju shërben pёr ta lёnё veten tё verboheni nga sharmi i saj. Shumë herë ajo do të pёrdorё edhe sarkazёm tё hidhur, por çdo femёr duhet të ketë disa tё meta dhe vajza e Peshqve, mё shumё do tё jetë e butë sesa grindavece. Qё tё bёhet njё grua gёrrnjare dhe grifshё, duhet tё nxitet nga njё burrё mizorisht i ashpёr dhe shumё dembel- dhe kush mund tё thotё qё njё burrё i ashpёr dhe dembel nuk e meriton kёtё gjё? Jo unё! Unё jam nё anёn e saj.
Përveç kësaj, feminiliteti i saj i këndshëm, mbulon ndonjë tё metё të vogёl dhe shumicën e kohës vajzë tipike e Neptunit është e butë, e ëmbël dhe shumё femërore. Duke qenё se peshku noton nё dy drejtime në të njëjtën kohë, ajo përshtatet bukur dhe qetë në situata konfliktuale, që do ti bёnte femrat e tjera tё pёsonin tronditje nervore. Herё pas here, një femër e ndjeshme e Neptunit, me tё cilёn janё sjellё ashpër në moshë të re, do të lejojë qё hidhërimi ti thyejё mё dysh peshqit simbolikё të shenjës së saj – dhe kjo mund të jetë shumë e trishtuar. Ajo kthehet nё njё Peshk tё mjerё, tё vetmuar, duke notuar gjithmonё e zemёruar, duke u zhytur thellё nё pёrpjekje pёr tё shpёtuar- pa e kuptuar kurrё se duke i kthyer kurrizin dashurisё pёr veten, ёshtё helmi i vёrtetё. Droga, pijet dhe iluzionet e rreme e fshehin tё vërtetën prej saj dhe shkëmbinjtё e lumit mund ta shkatërrojnë atë.
Por vajza tipike e Neptunit, i mban dy peshqit simbolike tё bashkuar, duke vepruar nё qetёsi, duke rreёshqitur ngadalё, pastaj bёn njё sulm tё vogёl, kështu që ju kurrë nuk do tё jeni plotёsisht i sigurt, se cilin drejtim ajo do tё marrё. Pёr shenjёn e peshqve thuhet se ёshtё njё det i thellë misteriozё, në të cilin derdhen tё gjithё lumenjtё. Ju do të keni mё shumё shanse ta kapni femrёn tuaj tё shenjёs se Peshqve, nёse dini disa nga sekretet e saj. Çfarë e bën atë tё notojё?
Ashtu si erërat e marsit, femra juaj e shenjёs sё Peshqve, do tё ketё luhatje tё gjendjes shpirtёrore. Ajo është tmerrësisht sentimentale dhe kur dikush lёndon ndjenjat e saj ajo mund tё derdhё lot me kova. Ajo do tju shikojë me qortim dhe ju do të ndjeheni sikur sapo keni gjyajtur njё lepur tё butё tё vogёl. Femrat e kёsaj shenjё, ndonjëherë kanё idenё se janë të papërgatitura për betejat e ashpra tё jetёs dhe pa ambicien e nevojshme për të mbijetuar. Nё kёtё moment, depresioni i thellё i pushton ato. Nё njё situatё tё tillё, ju do tju duhet ti thoni saj, se e admironi për diturinë e saj të thellë, misterioze dhe të kuptuarin e saj pёr çdo qёnie njerёzore, qё ajo i bekon me miqёsinё e saj. Kjo është zakonisht e vërteta absolute. Mësimi më e vështirë që ajo ka për të mësuar nё jetё, është tё kapërcejё ndrojtjen dhe dyshimet e saj. Nëse frikёrat thellohen, ajo do tё shkёputet nga tё tjerët dhe pastaj do tё pyesё veten pse është e vetmuar. Ajo është shpesh e frikësuar se mos pёrfitojnё prej saj, mos e detyrojnё apo e nxisin dhe kёto mendime janё vetёm nё kokё e saj.
Herё pas here, një vajzë e shenjёs sё Peshqve, do ti mbulojё dobёsitё e saj, me njё lustёr tё sofistikuar thumbuese dhe njё personalitet të ftohtё e të pavarur, por ky është thjesht një mantel mbrojtёs qё ajo e vesh, për të fshehur pasigurinë e saj nga sytë e njerëzve të vrazhdё, tё cilёt mund tё lёndojnё zemrёn e saj, nëqoftëse ajo e ekspozon atë.
Ka disa gjëra që njё njeri thjesht duhet ti bёjё dhe pёrsa i takon femrёs sё Neptunit, tё sillesh si zonjushё/zonjё nё publik, ёshtё njё prej tyre. Ajo me kёtё sjellje, mund tё vё nё lojё shumё meshkujt, tё cilёt, pasi tё qetёsojnё frikёrat e saj tё brendshme, do ta bёjnё atё tё tёrheq mbrapsht thёnien e saj tё shpeshtё ,”Kush ka nevojë për një burrë? Ata vetëm e bёjnё rrёmujё jetёn tuaj.” Imagjinoni një deklaratë të tillë nga një person i shenjёs sё Pёshqve, që ka nevojë ti pёrkasё dikujt, më shumë sesa ka nevojë për të fjetur, ngrënë apo pёr tё marrё frymë.
Një femёr e shenjёs sё Peshqve, do ta japë të gjithë zemrën për fëmijët e saj, me përjashtim të pjesёs sё madhe qё e ruan për ju. Ajo do ti dojё të gjithë, por ata që janë mё tё dobёt, më të vegjёl apo të sëmurë, mund ti dojё dhe tё pёrkujdeset pak mё shumё. Vetëm një femёr e Peshqve mund tё shkojё nё institucionin ku mbahen fёmijёt e braktisur dhe tё birёsojё njё vogёlush me sy tё frikёsuar dhe tё trembur. Gruaja e Peshqve mund tё jetё nga tё vetmet nёna nё botё qё arrin tё kuptojё nё çast ndrojtjen dhe ankthin e djemve dhe vajzave qё sapo kanё hyrё nё periudhёn e vёshtirё tё adoleshencёs. Një nënë Peshqit, thurr me mijёra ёndrra tё imta mbi djepin e çdo fёmije. Ajo do të sakrifikojë çdo gjëm, me qёllim qё fëmijët e saj tё mund të kenё ato që asaj i janё mohuar kur ishte fëmijë. Ajo mund të jetë shumë i butë. Administrimi i disiplinës është i vështirë për të dhe ajo duhet të kuptojë se mungesa e qëndrueshmërisё, shpesh herё ёshtё po aq e keqe sa neglizhenca. Në një farё mënyrë, ёshtё neglizhencё,pasi kёta individё tё vegjёl qё po ndёrtohen nёn kujdesin e saj, kanё nevojë për udhëzime të forta, pёr tё mёsuar tё notojnё vetё. Nëse ajo është fajtore për kaq shumë butësi, filloni shpjegojani asaj me mirësi. Ajo do ta kuptojë kёtё pa qejfmbetje. Megjithatё, ka shumё nёna tё Neptunit, qё menaxhojnё një të mesme të lumtur mes disiplinës dhe dashamirësisё dhe fёmijёt e tyre kanё patur rezultate tё mira.
Një femёr e shenjёs sё Peshqve, me kënaqësi do tju lejojë qё ju tё merrni pjesё nё kompeticione tё ndryshme. Ajo ndoshta do të preferojë të mos pёrfshihet nё konkurset e forta tё botёs sё biznesit, vetёm nёse ju do tё keni shumё nevojё pёr tё. Ajo ka kaluar mjaftueshёm peripecira (nëqoftëse ajo është një vajzë tipike Neptuni) kur punonte nё atё kompaninё e madhe, ndёrsa ishte duke pritur qё ju ta shpёtonit. Disa, jo të gjitha, por disa femra tё kёsaj shenje, janё pak ekstravagante nё shpenzime. Ajo mund të ketë nevojë pёr pak ndihmë, pёr tё kuptuar se pse bilanci i bankës nuk rakordon me faturat e saj, shkruar në hindisht (sipas saj). Megjithatë,nё njё situatё emergjence ajo duhet tё pёrshtasё shijen e saj pёr shampanjën në një kuti qumёshti tё skremuar, ajo do ta menaxhojё mё sё miri kёtё moment.
Ajo dëgjon oqeanin dhe ai i thotë gjëra tё ndryshme asaj. Edhe në mes të qytetit tё jetё, ajo sёrish do ti dёgjojё valët e Neptunit qё i pëshpërisin zemrёs sё Peshqve,mё shumё se sa ajo do tёdojё tё dijё. Mos harroni ditëlindjen e saj, pёrvjetorin tuaj ose ditën që e keni propozuar. Ajo nuk do ti harrojё asnjёherё. Ky është sekret i madh i femrёs sё udhёhequr nga planeti i Neptunit. Nëse ajo i pёrgjigjet thirrjes sё Neptunit pёr tu bёrё një murgeshë e përkushtuar në një manastir apo tё bёhet kёngetare në një klub nate, ajo është femёr nё kuptimin e plotё tё fjalёs. Njëqind për qind femёr!
Fëmija Peshqit Shumica e bebeve, siç dimё tё gjithё, janё gjetur nën një fletët e lakrёs sё bardhё. Disa i ka sjellё lejleku, pasi i ka mbajtur tё varur nё sqepin e gjatё, nёn pёlhurёn e bardhё dhe i ka lёnё nё çantёn e doktorit, nё spital. Por foshnja juaj i shenjёs sё Pёshqve, ka histori tjetёr. Ai ka ardhur direkt nga nje vend i magjishёm, i kapur fort pas dritёs sё zbehtё tё hёnёs. Nëse e shikoni nga afër, ju mund tё shihni ende reflektimin e xhuxhave, elfёve dhe pemёve magjike, nё sytё e tij ёndёrrimtarёqë dëshirojnë në sytë e tij në ëndërr pak, ndoshta edhe një gjurmë njolle tё pluhurit me xixa vezulluese tё zanave, pas veshit tё tij të majtë. Krahët e tij fluturues mund të jёnë zhdukur, nё momentin qё ai erdhi nё sallёn e lindjes, por ndoshta i ka mbetur një shenjё e vogël ku ishin të vendosura mё parё.
Ju i keni parë ato kartolinat e urimit për nënat e reja, me fotot pikturuara tё foshnjave tё lyera nё rozё dhe tё bardhёё, tё brishtë dhe ёngjёllorё, duke fluturuar anembanё. Ky artist, ka përdorur beben tuaj Peshk si model. Kjo mund tju bëjë tё mendoni se ju mund ta rrotulloni me gishtin tuaj tё vogёl fëmijën tuaj Neptun ose qё pasi ti keni fshirё pluhurin e zanave nga veshёt e tij, ju mund ta brumosni atё nё formёn qё ju pёlqen. Pse jo, kur ai është si njё baltё prej argjile kaq e butё dhe delikate? Epo, duhet ta mendoni edhe njёherё kёtё, ose mё mirё ta harroni fare! Ai do të ndjekё rrugën e vet, me po atё nerv sa fёmija i nevrikosur i Dashit, apo fёmija kokёfortё i Demit. I vetmi ndryshim është se ai do tё bёjё atё qё dёshiron, duke ju magjepsur me sharmin e tij dhe duke ju mbytur nё oqeanin e buzёqeshjeve tё embla.
Sapo tё thahet boja nё çertifikatёn e tij tё lindjes, çojeni djalin tuaj tё vogёl Peshk, nё prodhimin e parё tё filmit tё ardhshёm tё Piter Panit ose vajzёn tuaj pёr rolin e Lizёs nё Botёn e Çudirave. Piter Pani dhe Liza do të jenë rolet e preferuara tё fëmijëve tё udhёhequr nga planeti i Neptunit dhe atyre nuk do tu duhet asnjё fazё pёrgatitore pёr tё mёsuar rolet. Edhe kur tё shkojnё 80 vjeç, ata akoma do tё jenё duke i luajtur kёto role nё mёnyrё tё shkёlqyer. Prindërit që dёshirojnё me shpirt dhe thonё “ uroj qё fёmija im mos tё rritet kurrё”, do tu plotёsohet dёshira nёse fёmija i tyre lind nёn shenjёn e Peshqve. Vitet nuk dotё ndryshojnё asnjё gjё: gjithmonë do të ketë një ëndërr fëminore magjike qё do tё qёndrojё si njё re e mjegullt mbi kokёn e Peshqve. Ajo do ta bёjё atё qull me shiun e misterit dhe tё irealitetit pёrgjithmonё.
Me kalimin e kohës, ai do tё rritet aq sa tё zvarritet dhe tё futet nё njё kosh dhe tё rrijё i fshehur aty. Fёmija juaj i çuditshёm do tё tregojnë një preferencë tё veçantё, për tё jetuar në një botë imagjinare. Ai do tu gëzohet argёtimeve, qё janë shumё larg nga modelet e përditshme dhe rutina. Kur ju do ta ulni nё njё karrigё tё lartё, ai do ta hajё ushqimin si njё ёngjёll, nёse ju shtireni si një mbretëreshë ose një klloun ndërkohë që jeni duke ushqyer atë. Vishni njё rrobёdishan, vendosni tё gjitha rruazat dhe varёset qё keni, lyeni buzёt me buzёkuq dhe fytyrёn tuaj me pudёr. Imagjinata e tij e madhe do tё merret me pjesёn tjetёr tё historisё. Kur ai do rritet aq sa pёr tё shkuar nё shkollё dhe të fillojë të ketё ato ëndrrat karakteristike gjatё natës, njё mёngjes tё zakonshёm pranvere, ju do të jeni duke i lidhur këpucët, kur do ai do tju habisё me idetё e tij. Edhe prindërit mё tё mençur kanë vështirësi pёr tё rregulluar oraret që tё zbatohen nga fёmijёt e tyre tё shenjёs sё Peshqve. Oraret dhe rutinat janë armiqtë e tij natyrore dhe ai do të bëjë çdo gjë në imagjinatën e tij pjellore për ti shmangur ato. Foshnjat qё jetojnё kokёposhtё- flenё gjatё gjithё ditёs dhe rrinё zgjuar gjithё natёn- zakonisht janё foshnjat e udhёhequra nga planeti i Neptunit. Ai dëshiron tё ushqehet kur ёshtё i uritur, tё fle kur është i lodhur dhe tё luajё kur diçka e tёrheq shumё, nё çdo momen qё mund tё jetё. Tё pёrpiqesh ta ushqesh, ta vёsh nё gjumё ose ta bёsh tё luajё nё njё moment tjetёr, ёshtё njё detyrё e vёshtirё. Në fakt, ky do tё ishte më tepër një qëndrim i paarsyeshёm, pasi oraret e ngrёnies, gjumit dhe lojёs, ndryshojnё nga dita nё ditё dhe nga nata nё natё. Ju duhet tё pёrshtasni axhendёn tuaj me oraret e tij. Ai rrallë do të ketё shpёrthime zemёrimi, ulёrima apo britma pёr tju detyruar tё bёni atё qё ai kёrkon, por ai do të fitojë gradualisht mbi ju me taktika tё pakuptueshme dhe tё ngatёrruara, tё cilat do tju çojnё drejt kapitullimit. Madje ju mund të magjepseni nga “liria absolut” qё mund tё keni herё pas here. Mungesa e ndjenjës sё fajit, kur ju bisedoni me fqinjët, gjatë orës së të ushqyerit, argёtimi qё merrni duke luajtur një lojë interesante të “Princeshёs dhe Bretkut” në orët e para tё mёngjesit, shijimi i një filxhani me çokollatë të nxehtë me fёmijёn tuaj Peshk, gjatё njё pasditeje tё ftohtё dimri, mund të bëhet çuditёrisht tërheqëse pёr ju. Ai mund edhe t’ju mësojë, se nuk ka asnjë arsye qё ta lejoni orёn, tё bёhet njё diktator mizor nё jetёn tuaj. Ajo (ora) është vetëm një send i kurdisur prej metali.
Fëmija juaj i shenjёs sё Peshqive, do tё kёrkojё vëmendje dhe vlerësim tё vazhdueshёm. Ai duhet tё inkurajohet, për shkak se është i pasigurt për aftësitë e tij. Jepini atij sa më shumë lavdёrime dhe inkurajime qё tё mundesi. Ai do tё kёrkojё gjithashtu momentet e tij të privatësisë. Kur tё dojё tё rrijё vetёm, lejeni tё lirё ta bёjё kёtё. Mendja e tij është një milion vite dritё larg dhe ju nuk mund ta ndiqni. Mësuesit janë gjithmonë konfuzё, lidhur me mёnyrat qё duhet tё pёrdorin pёr kёta fёmijё tё çuditshёm. Ata thjesht nuk pёrshtaten me modelet e nxёnёsve tё zakonshёm. Ju ndoshta do të keni pёrplasje me metodat e tij unike të mësimit dhe rutinat e zakonshme tё shkollës. Ato do tё refuzojnë të pёrshtaten dhe tё pёrdorin metoda qё nuk janё nё përputhje me modelin e vet. Mos e fajësoni fёmijёn tuaj tё shenjёs sё Peshqve shumë. Sistemit arsimor i duhet ende kohё pёr të arritur urtësinё dhe mençurinё e Neptunit. Shumë djem dhe vajza tё shenjёs sё Peshqve janë artista dhe shumica e tyre pёlqejnё këngët dhe vallet. Tё rinjtë tipike tё Neptunit, kanё kёmbё tё vogla, pavarësisht nga pesha e tyre trupore. Vajzat e vogla shpesh dëshirojnё të bёhen balerina, djemtё e vegjёl zakonisht zgjedhin heronj si Beethoven, Michelangelo, astronautët apo shkencëtarët dhe presidentët. Ata i duan të gjitha llojet e librave dhe letёrsia mund të jetë një nga fushat e preferuara, pasi Peshqit janё tregimtarё tё mirё. Ata i dashurojnё fjalët dhe poezia shpesh i magjeps ata. Tё rinjtё e udhёhequr nga planeti i Neptunit, mund të kenё vёshtirёsi pёr tё kuptuar konceptet e matematikës nё fillim, por mё vonё, ata do ti zotёrojnё nё mёnyrё tё cuditshme teoritё abstrakte tё algjebrёs dhe gjeometrisё.
Mund të ketë një mungesë përgjegjësie, e cila mund të jetë frustruese. Fëmijët Peshqit ndjekin rregullat e tyre. Ata janë të ndjeshëm dhe preken lehtё nga fjalёt e ashpra. Lotët mund të jenë të shpeshta nё sytё e tyre. Këto fёmijё zakonisht preferojnë të luajnё me fëmijët e tjerë, nёn shoqërinë e të rriturve. Edhe në një moshë të vogёl, ata kanë një dituri tё madhe dhe të kuptuar të thellë tё situatave me dashamirësi. Një fëmijë i Neptunit është akuzuar shpesh se gёnjen, por prapё ato nuk janë gënjeshtra pёr tё. Fëmija e Peshqve dëgjon këngë tё detit, tё cilat ai kurrë nuk mund ti përshkruaj. E vërteta lakuriq, e ftohtë, e shëmtuar është shumë brutale për të pёr ta duruar. Ai duhet ta veshё (kёtё tё vёrtetё) herë pas here ose tё përpiqet ta ngrohё dhe ta ngjyrosё atë me nuancat e romancës sё Neptunit. Nuk është e drejtë qё ta quani kёtё gёnjёshtёr. Në vend të kësaj, inkurajojeni atë të mbledhё të gjitha retë dhe rrezet e hёnёs dhe tё ndërtojë me to poezi, lojra apo piktura. Shumë shpejt, ai do të mësojё të përshtatet nё botën normale tё brutalitetit, egoizmit, mizorisë dhe lakmisё. Pse doni ta pёrplasni me kёtё realitet nё mёnyrё tё vrazhdë? Ai mund të ketë vështirësi tё mësojё të përputhet me kërkesat shoqërore dhe shkollore, të cilat ndrydhin individualitetin e tij. Por, prindërit dhe mësuesit e tij mund të mësojnë prej tij vlerën e dhembshurisë, mirëkuptimit, tolerancës, bukurinësё, imagjinatës dhe të mirësisë. E gjitha varet nga lloji i diplomës që ju doni nga jeta.
Një ditë, filozofia e Peshqve pёr lirinё e shprehjes apo konceptin e konformizmit do të fitojë.. Sigurisht,i vogli juaj miqësor, i ngrohtë, i sinqertё i Neptunit, duhet tё mёsohet se njerёzit presin prej tij, qё tё pёrshtatet pёrfundimisht me konceptet dhe rregullat e tyre, qё tё mund tё mbijetojё. Por në qoftë se ai shtyhet mё shumё seç duhet nga tё rriturёt negativё, ai do ta humbasё rrugёn e tij pёr tё shkuar nё anёn tjetёr tё xhamit. Mos e nxisni shumё! Atëherë ai mund të përballet më mirë me botën e vërtetë të luftës, varfërisё, sëmundjeve, hipokrizisё dhe mosmirënjohjes. Peshku juaj ka nevojë për një mantel mbrojtjёs kundër erërave tё ftohta që do të vijnë. Mundohuni të kuptoni mënyrat e tij tё Neptunit. Udhëzojeni dhe drejtojeni atë butësisht, me mençuri dhe kur ai zgjatet mjaftueshёm, një ditë papritmas mund tё shjojё jashtё dhe të kapi një nga yjet e tij të argjendta për ta sjellë në shtëpi për ju. Atëherë ju do të lumturoheni, që nuk qeshёt nё fillim me ëndrrat e tij.
Shefat e shenjёs sё Peshqve Ka një numër të kufizuar rrymash pёr shefat e shenjёs sё Peshqve dhe ne do të përqëndrohemi vetёm te ato. Në shumicën e korporatave, industrive, administratave,njё shef i udhehequr nga Neptuni, ёshtё njё eveniment i rrallё. Pjesa më e madhe e fëmijëve të planetit tё Neptunit, preferojnë të notojnё vetëm- tё pakufizuar- si shkrimtarë, agjentё marketingu, artistë krijues, aktorë, muzikantё, kёrcimtarё.
Megjithatë, ka disa fusha ku mund të aplikojnë talentin e tyre dhe të bёhen shefa tё domosdoshёm. Ai ka aftёsi tё larta për tё punuar nё stacione radiosh, rrjetet televizive, te reklamat dhe marrëdhëniet me publikun. Drejtimi i njёrёs prej kёtyre aktiviteteve, do jetё njё kёnaqёsi pёr tё, duke qenё se ai do japё ide kreative falё imagjinatёs sё madhe qё ka dhuratё nga Neptuni. Personat e shenjёs sё Peshqve, nuk shohin ndonjё arsye pse duhet tё zbulojnё të vërtetën lakuriqe dhe shpesh brutale, ashtu siç bёjnё si shenja të tjera të caktuara tё zodiakut. Ndryshe nga Binjakët, Shigjetari dhe Akrepi, Peshku nuk preferon të tregojё se si është. Ai më parë do tu tregojë njerëzve atë që ai mendon se do të ketë efekt më të mirë dhe mё afatgjatё pёr ta, ose atë që ata duan të dëgjojnë. Kjo nuk ndodh për shkak se ai është i pandershëm. Ai ka mësuar nga përvoja e hidhur se njerёzit nuk dëshirojnё të dëgjojnë të vërtetën e ftohtë dhe bruto.
Ai mund tё jetё njё drejtor ekzekutiv i skenёs dhe ekranit, gjithashtu edhe një producent i aftë (nëse ka një menaxher të mirë nё kompani). Ai mund të drejtojё një shkollё kёrcimi si tё jetё njё ёndёrr. Si drejtori i një zyre investigimi apo hulumtimi, aftësinë e tij të çuditshme mendore e drejtojnё atё nё qendёr tё misterit. Shumë agjensi udhëtimi kanë drejtues persona tё shenjёs sё Peshqve dhe ata zakonisht janë shumё të suksesshëm. Peshqit i gjen shpesh edhe si drejtues tё organizatave tё bamirësisё. Shumë Peshq drejtojёn me kёnaqёsi orkestra ose grupe muzikore dhe i menaxhojnё shumё mirё provat, aq mё tepёr qё prodhojnё muzikё shumё tё mirё. Ata janë të paarritshёm si drejtues ekzekutivë të klubeve apo hoteleve të periferive (në qoftë se ka punёsuar një llogaritar tё mirë). Ata mund të drejtojnё një shtёpi botuese, revistë ose gazetë me cilёsi tё shkëlqyeshme. Ju shpesh do të gjeni persona tё shenjёs sё Peshqve, qё mund tё drejtojnё edhe biznese shёrbimi tё disa llojeve, siç mund tё jetё drejtimi i njё kampi ose tё qёnit pёrfaqёsuesi zyrtar i njё kishe apo xhamie. Pra kёto janё profesionet dhe fushat ku ai mund tё ndihet se po noton nё ujёrat e veta. Nё raste ta rralla mund tё gjeni Peshq nё rolin e mёsuesve, profesoёve dhe ndonjё udhёheqёsi nё shkollat e mjekёsisё apo juridikut. Personat e shenja sё peshqve nuk janё të prerë të jenё shefa, në kuptimin e ngushtë të fjalës.
Me natyrën e tij të ndjeshme, Peshqit kanё lindur për ti shërbyer njerëzimit, jo për të grumbulluar pushtet apo pёr të ndërtuar perandori tё mëdha. Ai mund të jetë një agjent burse i aftë dhe kompetent, si dhe një tregtar mendjemprehtë, por ai pothuajse kurrë nuk do të marrë përsipër tё bёhet drejtori i njё agjensie bursash apo komisionesh. Kjo ka shumë përgjegjësi. Megjithatë, në sajë të mendjes së tij të shpejtë, të zgjuar dhe aftёsisё sё tij pёr tё kuptuar ndonjëherë nё mёnyrё tё çuditshme shifrat, Peshku mund të argёtohet shumё ndёrsa ballafaqohet me pikёt e aksioneve të luhatshme, pasi kjo do të jetë më shumë si një lojë për të.
Nëse shefi juaj ka lindur në mars, ai mund të jetë lloji i Peshkut, qё zemёrohet, kur është i irrituar nga diçka. Ai ka aftёsinё e tё pёrdorurit tё fjalёs dhe kur ai është i egёrsuar, fjalёt e tij mund tё jenё tё rrёmbyera dhe tё ashpra, por ai rrallë do të jetë agresiv , i keq apo i hidhur me tё vёrtetё. Një moment ai mund tju shokojё me idetë e tij të pazakonta, momentin tjetёr ai do të bëjë një kthesë tё papritur dhe do bёhet njё konformist. Ju përfundimisht do të bini dakort, se ai nuk është as një liberal i madh e as një konservator fanatik. Në raste të ndryshme, ai pranon pikёpamje tё tjera , pёr tё zbuluar se kush janё idetё tuaja. Ai mund të jetë, me fjalë të tjera, një njeri i ndërlikuar. Nёse atij i duken idetё dhe bisedat tuaja interesante, shefi juaj i shenjёs sё Peshqve, do tju dëgjojё me vёmendje, nё heshtje, me pёrzemёrsi dhe ndoshta do tju ofrojё një gotë me pije, për të krijuar një atmosferë të relaksuar. Nëse biseda apo ju i dukeni tё mёrzitshme, atёherё mendja e tij do tё fluturojё. Ai ndoshta do të ëndërrojё për njerëz dhe vende, ndërsa ju jeni duke folur, duke mbajtur një buzëqeshje të fiksuar në fytyrën e tij. Meqёnёse secili prej tyre është një aktor i lindur, ju do të mendoni se ai ka qenё i vёmendshёm gjatё gjithё kohёs, por pas një periudhe të caktuar, ai do të lodhet nga kёto endje tё gjata mendore, do tё vё re qё juni duke dёrdёllitur akoma dhe papritmas do tju ndёrpresё. Pastaj ai do të flasë dhe ju do të dёgjoni, ndonjëherë për orë tё tёra.
Ai mund të ketё udhёtuar shumё, por edhe nёse nuk e ka bёrё kёtё, sё shpejti do të fitojë kohën e humbur. Ashtu si shefat e shenja sё Shigjetarit dhe Binjakёve, drejtori ekzekutivi shenjёs sё Peshqve, do të mbajë një valixhe gati, poshtё kolltukut në zyrën e tij. Nëse jo, ai duhet ta ketё. Pse nuk ia sugjeroni atij? Ai ndoshta do të mendojё qё kjo është një ide e shkëlqyer. Përveç kësaj, mendimi se valixhja ёshtё e bёrё gati pёr udhёtim, mund ti japë atij njё rehati të çuditshme në ditët e zymta me shi, ose në ditёt e ftohta tё dimrit, kur ai ndihet sikur po mbytet nga mёrzitja. Ai do të ketё ditёt e tij me gjendje tё keqe shpirtёrore dhe gati depresive. Më mirë tё qëndroni larg prej tij kёto ditё, kёndoni nёn zё melodi tё gёzuar ndёrsa jeni duke punuar dhe sigurohuni qё ai e ka nё tavolinё pijen e tij tё nxehtё, trazuar me pak uiski burbon tё mirё. Silluni mirë me gruan e tij. Gruaja e tij është ndoshta një femёr praktike, e bukur dhe e ndjeshme. Nëse ajo ёshtё po aq ёndёrrimtare dhe origjinale si burri i saj, ka tё ngjarë qё ata do të mbyten së bashku në një oqean të ëndrrave tё mjegullta dhe me fantazi.
Ekzekutivi Peshqit është i dhёnё pas mendimtarëve kreative tё firmës sё tij. Nëse ju jeni mё i prirur drejt strategjive praktike se atyre me imagjinatё, ju nuk do tё jeni i preferuari i tij, por as nuk do tё pushoheni nga puna. Ai mund të argёtohet mё shumё mё të tjerët, por nё fakt ka nevojё për ju. Ai do tё mbështetet në qasjen tuaj praktike dhe aftësinë tuaj organizative. Punonjësi kreativ dhe i favorizuar i një shefi Peshqit, shpesh herё tronditet kur idetё e tij brilante, bien ndesh me llogjikёn e ekonomisё sё firmёs dhe shefi Peshk, lejon qё sopata tё bie pikёrisht mbi kёtё punonjёs kreativ, ndёrsa mban punonjёsin praktik, tё qёndrueshёm, serioz nё bordero. Personi i shenjёs sё Peshqve është një gjykues mendjemprehtë i natyrës njerëzore, duke përfshirë edhe natyrёn e vet. Edhe pse ai i gëzohet shoqёrisё dhe kontributeve progresive të punonjёse me imagjinatё, modeli i tij i veprimtarisё punon mё mirë kur ai mbështetet nga planifikimi i kujdesshëm dhe disiplina e zyrёs sё mendjeve tё mençura, qofshin kёta koka tё thinjura, zeshkanё apo bjonde. Pjekuria dhe konservatorizmi nuk janë disa nga vlerat e tij mё të mëdha dhe ai është në mënyrë të qartë i vetëdijshëm për mungesёn e tyre. Ai gjithmonë mund të gjejё një tjetër punonjёs ёndёrrimtar entuziast kur biznesi ecёn mirё, por kur fitimet fillojnё tё bien, ai nuk mund ta përballojë kёtё situatё pa punonjёsit praktikё, qё janё gjith ditёn duke punuar. Ndërkohë, ai do të kujdeset për departamentin e njerёzve të guximshёm, ëndrrimtarё dhe entuziastё, kur gjёrat tё shkojnë më mirë dhe ai mund të vendosё disa prej tyre nё listën e pagave. Sigurisht, qё çdo rregull ka pёrjashtimet e veta, por nuk do tju dëmtojë nёse e bёni shefin tuaj Peshk tё kuptojё qё ju mund tё jeni edhe serioz, edhe sensacional nё tё njёjtёn kohё.
Mos harroni, ai jeton në dy botë të ndryshme. Një ndarje e tillë e natyrës njerёzore mund të shkaktojë një personalitet të hutuar, por po aq lehtë mund të sjellё madhështinё. Ai është misterioz brenda zemrёs sё tij, një besimtar i fshehtë pёr të mbinatyrshmen, edhe pse ai mund të jetë pak i turpshëm në lidhje me të. Ai nuk do të praktikojë Vudu-nё në tryezën e tij tё punёs, apo të meditojё pranё lules sё zambakut tё ujit, sepse ai ka frikë nga talljet nëse njerëzit zbulojnë rrymë nënujore tё vibracioneve të tij mendore. Por pavarёsisht rolit qё ai luan si njё realist i vёrtetё, njerёzit, nё njё mёnyrё apo tjetёr, e kuptojnё atё.
Punonjësi i shenjёs sё Peshqve Aftësitë e punonjësit tё Peshqve, varen tërësisht nga pellgu ku ai noton. Ai mund të jetë dikush, qё mjerisht nuk arrin tё pёrshtatet nё asnjё profesion dhe nё asnjё vend pune; dhe kalon sa nё njё vend nё tjetrin, derisa mё nё fund e kupton se do ishte mё mirё pёr tё qё tё krijonte kompaninё e frymёzuar nga ёndrrat e veta.
Për të punuar me sukses me njerëz të tjerë apo të bёhet pjesë e një ekipi, Peshku duhet të bëjё njё punё, që nuk fyen ndjeshmërinë e tij. Ky duhet të jetë një pozicion, që i jep atij mundësinë tё shfrytëzojё të kuptuarin e tij tё thellё pёr vuajtjet njerëzore, ose që i lejon atij të kanalizojё imagjinatën e tij unike, drejt një rrugë progresive. Një punë që nuk plotёson kёto dy nevoja thelbёsore pёr njeriun e Neptunit, do të krijojë një punonjёs dembel, tё painteresuar, pёr tё mos thёnё edhe tё dёshpёruar. Por kur nevojat e tij pёrmbushen, ai mund të bёhet një punonjёs i çmuar, i rrallё nё fushёn e vet, gati i pazёvendёsueshёm. Ka një anë të Peshkut, qё do tju habisё me vёmendjen e tij tё pёrpiktё ndaj detajeve, kur ai ёshtё nё gjendje tё mirё shpirtёrore. Kjo duket sikur ёshtё në kundërshtim me prirjen e dukshme mistike, por këta njerëz qё kanë lindur nën kёtё shenjë Dielli, pёrmbajnё cilësitë e të gjitha shenjave të tjera. Ky mund të jetë “ pluhuri i zodiakut”, siç është quajtur shpesh në astrologji, ose rruga drejt lavdisё sё ndritshme. Lavdia nuk ka pse tё arrihet vetёm nёse qёndron varur te njё yll. Ajo mund të realizohet në një mënyrë të qetë, direkt nё zyrën tuaj, nëse Peshku është i lumtur dhe i kënaqur me atë që ai bën.
Vërejtja më e zakonshme dëgjuar nё një zyrë ku ka një punonjës tё shenjёs sё Peshqve është, “Unë nuk mund ta kuptoj atë. Çfarë është ai duke bёrё?” Ata asnjёherё nuk mund të dinё kёtё. Mashkulli apo femra e udhёhequr nga Neptuni detyrohet, ndoshta nga dyshimet e brendshme dhe konfuzioni, qё tё fsheh motivet dhe qëllimet e vërteta brenda vetes sё vet. Nëse Peshku zbulon natyrën e tij, të gjithë do të tremben apo habiten , kështu që ai nuk prononcohet. Të gjitha bisedat me shumё fjalё tё disa Peshqve , nё disa raste, janё thjesht mashtruese. Ai nuk do tё zbulojё asnjё gjё nga ato qe vёrtet mendon, edhe sikur tё flasё gjithё ditёn dhe gjithё natёn. Edhe ata lloj Peshqish qё janё fjalёpak, do tju acarojnё nervat me heshtjen e tyre, duke i mbajtur mendimet e tyre më interesante dhe idetë sekrete tё pazbuluara. Ju asnjёherё nuk do ta dini se çfarë po ndodh brenda atyre kokave ëndërrimtare tё Neptunit.
Ai do të punojë me një ndjenjë tё madhe pёrgjegjshmёrie ndaj detyrës, nëse ai është i kënaqur me punën e tij. Kur ai nuk është i lumtur, ai tërhiqet nё vete. Vetëm trupi i tij është atje. Përfundimisht ai do të zhduket njё ditё, duke lënë vetëm kujtimin e syve tё tij melankolikё dhe tё mençura. Nuk është e lehtë për të mbajtur pёr njё kohё tё gjatё këtë punonjës Peshk. Kur uji fillon tё bёhet i ndenjur, ai zhytet thellë, para se ju tё arrini tё filtroni pishinën dhe kjo mund të jetë frustruese. Nëse ai do të ishte më i hapur në lidhje me dëshirat e tij të vërteta, mund tё arrihej edhe kompromisi, por shumë shpesh Peshku zgjedh ndryshimet e papritura, nё vend qё tё hyjё nё diskutime të sinqerta që mund ti rregullojnё gjёrat përsëri. Nuk ka dyshim se meshkujt dhe femrat e shenjёs sё Peshqve, gjenden mё shpesh nё botën e artit, por termi mund të mbulojë më shumë sesa ju mund të mendoni. Peshqit janё tё lumtur nёse thjesht rregullojnё dritat në një teatër, varin pikturat në muze, qepin dantellat në fustanet e kukullave, mirёmbajnё instrumentet muzikore ose skicojnё/projektojnё kopertinёn e një libri. Ai ose ajo mund të shpenzojnë orë pafund duke mësuar fёmijёt e vegjёl si tё kёrcejnё, si tё fryjnё tullumbacet pёr njё festё, apo tё rregullojnё lulet, tё planifikojnё një fushatë reklamash me postera, tё shkruajnё njё artikull kreativ, engrossed në shkrim kreativ, apo tё eksperimentojnё me stile të jashtëzakonshme të flokëve. Ndonjёherё mund tё shikoni edhe ndonjё peson tё shenjёs sё Peshqve nё profesione si mekanik, inxhinier, informatikё apo nё fushen e matematikёs, por gjithmonё ai do tё shohё kёto profesione nga kёndvёshtrimi i abstraktes. Njerëzit e shenjёs sё Peshqve mund tё jenё mësues të shkëlqyer, falё aftёsisё sё tyre tё lindur pёr tё depërtuar në natyrёn e nxënësve të tyre dhe zotërimit të thellë të lёndёs qё ata janё duke dhenё mёsim. Ata duket se kanë një aftësi të veçantë për të përgatitur gatime tё veçanta dhe pijё interesante, tё shёrbejnё nё restorante luksoze apo tё mbikëqyrin evenimente tё rёndёsishme sociale.
Nëse biznesi juaj ka lidhje me mjekёsinё , spitalet, apo farmaceutikёn, me shumё gjasa punonjёsi juaj i shenjёs sё Peshqve do tё jetё krahu juaj i djathtё. Askush nuk mund ta bёjё mё mirё infermierin apo kujdestarin pёr njё tё sёmurё sesa personi i udhёhequr nga Neptuni. Gjithashtu, ata janë si nё shtёpinё e tyre mes qetёsuesve dhe ilaçeve. Për fat të keq, megjithatë, qёndrimi i Peshqve nё kёto ambiente, ka efekte anёsore negative në shëndetin e tyre mendor, emocional dhe fizik. Nëse ai kontrollon instinktin e tij për ndjeshmëri të menjëhershme, ai mund të bёhet një dritë e shndritshme në fushën e shëndetit. Eshtë e panevojshme të them kёtё, pasi dihet qё puna sociale është gjithashtu një profesion i pёrshtashёm pёr Peshqit dhe ju do të gjeni shumë individё tё Neptunit, qё merren me pёrkujdesjen dhe mirёqёnien e njerёzve nё nevojё. Peshku merr ngjyrën e mjedisit ku qёndron. Nëse keni mbyllur punonjësit tuaj Peshqit në një dhomë tё vogël të vogël me orendi tё zymta, dysheme tё zhveshur dhe dritare pa perde, ai do të fillojë të duket njёsoj si zyra e vetë. Ju do ta shikoni një ditë atё dhe ai do të jetë një imitim i saktë i botës së tij të punës. Bisedat e tij do të jenё tё zymta, idetë e tij pa jetё dhe të shurdhëra. Ndёrsa i ngulni sytё kёsaj krijesë tё topitur, tё ftohtë dhe pa ngjyrë me veshje të papërshkrueshme dhe një personalitet tё druajtur, ju do të pyesni veten se çfarë ka ndodhur me atë person qё punёsuat dhe qё kishte njё mendje tё ndritshme, plot me diell dhe imagjinatë të freskët, bisedat e tё cilit ishin tё pasura dhe me gaz dhe të cilët vishnin rroba shumёngjyrёshe. Më besoni, një transformim i tillë oqeanik është më i lehtë për tu rregulluar se sa problemet e tjera të stafit tuaj. Mjafton tё vendosni perde ngjyrё tё gjelbёr nё zyrёn e tij, tё shtroni njё qylim tё butё ngjyrё smeraldi dhe një vazo me lule tё bukura nё tavolinёn e tij tё punёs. Fishkёlleni herё pas herё njё muzikё tё lehtё, buzёqesheni atij, nё ndonjё moment tё ditёs dhe punonjёsi juaj Peshk do tё shfaq ngjyrat e tij tё vёrteta. Personaliteti i Peshqve është i pakapshёm, por është mund tё mbёshtillet lehtësisht prej jush, nёse përdorni grepin e duhur.
Sekretarja juaj e shenjёs sё Peshqve mund të jetë pak e brengosur në shtëpi, por ajo ndoshta do të jetë e zonja në zyrë. Ajo do të ëndërrojё në kohën e saj tё lirё dhe do tё përpiqet të jetë sistematike gjatë orarit të punës. Natyrisht, ka përjashtime, kur mendja e saj mund të endet në drejtime të çuditshme.
Femra mesatare e Peshqve ёshtё disi tradicionale. Ajo do të jetë e butë dhe e vëmendshme dhe do të ketё marrёdhenie shume tё mira me pjesёtarёt e tjerё tё stafit tuaj. Punonjësit e tjerë do të shkojnё tek ajo, pёr ti hapur zemrёn dhe pёr ti rrёfyer gjithё shqetёsimet, problemet e tyre, të vogla dhe të mëdha qofshin. Madje edhe ju mund të qani në shpatullёn e saj me raste, kaq shumё empatikё ёshtё ajo.
Kjo vajzë mund të lexojё letrat për argëtim (edhe pse ajo fshehurazi mund ti marrë ato seriozisht) dhe ajo ёshtё në gjendje tё lexojё mendjen tuaj- prandaj kini kujdes çfarё mendoni kur ajo ju kalon afёr tavolinёs suaj.
Një punonjës i zakonshёm i Peshqve, mund të jetë i bezdisshëm apo kritik, por ai zakonisht nuk ka energjinё e mjaftueshme pёr tu bёrё vёrtet acarues. Këta njerëz kanë nevojë për komplimenta qё tё ndihen tё sigurt, ashtu si Dashi dhe Luani, por duhet tё jeni të sinqertë, sepse ata do ta ndiejnё atë shpejt nëse ju nuk jeni tё vёrtetё. Nëse keni arsye për të qortuar një punonjёs tё Peshqve, ju mund të pyesni veten se ku ka shkuar ai për një ditë apo më shumë. Ai nuk ёshtё larguar. Akoma jo. Ai ёshtё atje, i fshehur pas tufёs sё zarfave, duke u hequr si i padukshëm, duke mos folur dhe lëvizur, madje vështirë të marrë frymë. Ai ёshtё i lënduar dhe ju duhet tё beni diçka shumё tё ёmbёl dhe tё bukur pёr tё, qё ai tё ndriçojё sёrish. Peshku është tmёrrёsisht i ndjeshёm, mos harroni. Kur ju ndryshoni gjёndjet shpirtёroe, tё njёjtёn gjё do tё bёjё edhe ai. Peshqit kanё një mënyrë tё vetёm pёr tё shkёputur veten totalisht nga situatat e dhimbshme. Ai kërkon emocione të bukura, rreze dielli dhe ngjyra rozё. Kur nё horizont duket ngjyra gri ose e zezë, ai zhytet poshtë, thellë për të shpëtuar. Një fjalë e pamatur mund ta bëjë atë të qajnë brenda, edhe pse ai ndoshta do të tregoj një shaka për ta maskuar kёtё lёndim.
Paratë nuk do të keni shumё rёndёsi pёr punonjësit tuaj Peshk. Ai do të diskutojё pёr një rrogë të mirë dhe shpёrblime, por ai vështirë do ta vёrejё nёse i ёshtё prerё pёrkohёsisht paga, pёr arsye tё krizes nё biznes ( vetёm nëse ai ka një familje të madhe për të ushqyer). Në fakt, shumë burra dhe gra tё shenjёs sё Peshqve, janë të kënaqur me një pagë të arsyeshme, për aq kohë sa ju jeni me mendje të hapur në lidhje me kreditë.Ata shpesh kane prirjen pёr tё kёrkuar borxh, me nje buzёqeshje tё madhe nё fytyre. Ai mund të harrojё tjua kthejё mbrapsht borxhin nёse ju nuk e kujtoni atё. Qëllimet e tij janë të ndershme, por ka gjithmonë diçka mё shumё pёr tё cilёn ai ka nevojë. Paratë zakonisht shpenzohen shpejt nga njё person i shenjёs sё Peshqve. Ai ёshtё po aq i shkujdesur sa i pёrket kredive, faturave apo huave qё ka pёr tё shlyer. Në fakt, ai ndonjëherë edhe mund tё behet konfuz nё lidhje me atё qё i ka borxh dikujt. Në mënyrë të mjegullt, ai ndjen se paratё janё krijuar pёr tu shperndarё dhe shpenzuar. Ekziston rreziku qё punonjësi juaj tju fajёsojё pёr pёrgjegjёsitё qё i keni ngarkuar. Në fund të fundit, është e vështirë që ai të lëvizë me barrë në shpinën e tij tё dobёt.
Por punonjësi i Neptunit kurrë nuk do ngecet mbërthyer në një tufë me alga deti.
Credits/anabelmagazine.com