Aktualitet

Kapet në Itali, barka me drogë nisur nga Durrësi që komandohej me telekomandë!

By vizional

June 22, 2019

Pa timonë, pas vozitës, por me 37 kg drogë brenda. Ky zbulim i pazakontë u bë mbrëmjen e 21 qershorit nga rojet bregdetare italiane.

Mbrëmjen e 21 qershorit, roja bregdetare e Otrantos ka zbuluar një anije të vogël me anë të radarit. Në bord, asnjë pilot. Vetëm dy dëngje me marihuanë që peshonin 37 kg. Një anije fantazëm, në të vërtetë. Edhe pse u kontrollua, nuk u zbulua frymë njeriu në të, shkruajnë mediat italiane.

Një sistem navigacioni automatik u gjet në bord, ndoshta i kontrolluar nga larg me një sistem radioje. Në të vërtetë, nuk kishte as timon. Gjithçka vihej në lëvizje me një elikë të vogël të pozicionuar jashtë bordit dhe të mbrojtur me një rrjetë metalike.