Kapet me drogë, arrestohet shqiptari në Greqi

Kapet me drogë, arrestohet shqiptari në Greqi

450
0

Policia greke ka arrestuar një 32-vjeçar shqiptar në Grevena. Shqiptari është vënë në pranga për posedim të lëndëve narkotike.

 

Sipas asaj që shkruajnë mediat fqinje i riu akuzohet për trafik droge dhe posedim të paligjshëm të armëve të ftohta. Sakaq, policia kishte kohë që mbante nën vëzhgim 32-vjeçarin.

 

Gjatë kontrollit, në banesën e të riut u gjet një thikë me gjatësi 20 centimetra, tre telefona celularë, si dhe thasë. Ai u dërgua në paraburgim, ku dhe pritet të paraqitet përpara gjykatës.