Kapen 40 irakianë në Vlorë, mes tyre fëmijë dhe gra

Kapen 40 irakianë në Vlorë, mes tyre fëmijë dhe gra

315
0

Policia e Vlorës ka shoqëruar në komisariat 40 emigrantë irakianë në Novoselë të Vlorës.

 

Mes 40 emigrantëve të kapur ka fëmijë edhe gra. Emigrantët kanë deklaruar se kanë dy ditë që enden nëpër Shqipëri, dhe se e kanë lënë vendin e tyre për shkak të varfërisë.

 

“Duam një jetë më të mirë, kemi dy muaj që ecim në këmbë. Kemi lënë vendin tonë për shkak të varfërisë”, janë shprehur emigrantët.

 

Kujtojmë se muajt e fundit shumë klandestinë kanë tentuar nëpërmjet Shqipërisë të kalojnë në Europë.