Kapen 1.2 ton drogë “speciale” në Turqi, arrestohen 7 shqiptarët

Kapen 1.2 ton drogë “speciale” në Turqi, arrestohen 7 shqiptarët

526
0

Një operacion i gjerë nga autoritetet turke ka çuar në pranga 7 shqiptarë ndërkohë që është sekuestruar një sasi rekord prej 1.2 ton droge e llojit kanabis e modifikuar gjenetikisht e cila dyshohet se kishte ardhur nga Shqipëria.

Gjithashtu, janë konfiskuar edhe 550 mijë pilula droge ekstazi, të trafikuara nga Holanda.Fillimisht autoritetet ndoqën një makinë të dyshimtë e cila vinte nga pika kufitare Kapikule më 29 prill.Më pas hetimet i çuan në një depu ku nisën dhe arrestimet e shqiptarëve.Të arrestuarit janë: S.A. 25-vjeç, S.D. 34-vjec, E.H. 43, G.A. 34, S.G. 32, M.E. 39 dhe S.S.Ç. 37-vjeç.“Haberler” shkruan se droga ishte fshehur në mesin e thasëve të ushqimeve për kafshë, ndërsa shqiptarët u arrestuan në dy operacione të ndara.Gjatë operacionit për sekuestrimin e kanabisit hibrid, u arrestuan katër shqiptarë.Lënda narkotike ishte transportuar me kamion për në një depo në Eyüpsultan, ku edhe u gjet sasia e madhe e drogës, vlera e të cilës është 44 milion lira turke.