Kandidatët për President bëjnë testin e drogës

Kandidatët për President bëjnë testin e drogës

381
0

Ndodh në Ukrainë. Dy kandidatët për president i janë nënshtruar testit të drogës. Të ndjekur nga qindra gazetarë dhe nën objektivin e kamerave, Petro Poroshenko dhe rivali i tij Volodimir Zelenski, dhanë kampionët e gjakut në klinikat e Kievit. Kjo ishte një kërkesë e kreut aktual të Ukrainës, pas sfidës që i bëri komediani për një debat televiziv para raundit të dytë që do të mbahet më 21 Prill. Poroshenko pranoi përballjen por kishte dhe ai sfidën e tij, t’i nënshtroheshin testit për përdorim të drogës. Në raundin e parë Poroshenko u rendit pas komedianit Volodymyr Zelensky, i cili është bërë i njohur në serialin televiziv “Shërbyesit e Popullit”. Ai ka premtuar se do të luftojë korrupsionin duke ndërmarrë reforma të reja për gjykatat, policinë dhe shërbimet e inteligjencës. Poroshenko e ka sulmuar rivalin për mungesën e përvojës./