Bota

Kanadaja prezanton projektin e ri, shumë shpejt rritet kufiri i shpejtësisë së autostrada

By vizional

May 05, 2019

Ministri i Transportit Jeff Yurek njofton se provinca po planifikon të rishqyrtojë kufijtë e autostradave të serisë 400.

KANADA- Qeveria e Kanadasë ka publikuar ditët e fundit një vendim që kërkon të rrisë shpejtësinë maksimale në autostrada. Sipas këtij vendimi që bëhet publik nga mediat vendase mëoshet se se provinca e Ontarios kërkon që ta zbatojë e para.

Nëse ky vendim hynë në fuqi, atëherë të gjithë drejtuesit e mjeteve do të mundin të udhëtojnë më shpejt nga tani. Ministri i Transportit Jeff Yurek njofton se provinca po planifikon të rishqyrtojë kufijtë e autostradave të serisë 400.

Pjesa më e madhe e drejtuesve të automjeteve aktualisht respektojnë limitin e shpejtësisë prej 100 km/h në autostradat 400, 401 dhe 404, por të gjithë e dinë se ka njerëz që e tejkalojnë këtë shpejtësi.

Duke qenë kjo situatë, qeveria ka menduar që mund të rritet kufiri i lejuar i shpejtësisë, por ende nuk është e qartë se sa do të jetë shpejtësia që do të lejohet.

Sipas Yurek, i cili foli përpara Bordit Rajonal të Tregtisë së Torontos, limitet aktuale të shpejtësisë nëpër autostrada nuk janë të përditësuara, pasi ato janë implementuar që prej vitit 1970 me qëllim kursimin e karburantit.