Kamioni përplas turmën dhe plagos disa njerëz në Kanada

Kamioni përplas turmën dhe plagos disa njerëz në Kanada

382
0

Disa persona janë përplasur nga një kamion të hënën në Toronto, raporton policia kanadeze. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur në një kryqëzim, ndërsa të paktën 10 persona janë plagosur. Mësohet se pas incidentit, kamioni u largua nga vendi i ngjarjes që ndodhi në një kryqëzim në Yonge Street dhe Finch Avenue. Policia i ka kërkuar qytetarëve të shmangin kalimin në zonë, ndërsa shërbimet e metrosë në zonën afër janë pezulluar. Raportohet se kamioni ishte në ngjyrë të bardhë, ndërsa hipi në trotuar dhe goditi të paktën 8 deri në 10 persona, pasi ende nuk është bërë me dije numri i saktë i të plagosurve. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë forca të shumta policie të armatosura dhe grupet mjekësore që merren me trajtimin e të plagosurve. Fatmirësisht nuk raportohet viktima nga ngjarja. Policia ka arritur të kapë mjetin vetëm disa blloqe larg nga vendi i ngjarjes dhe ka vënë në pranga shoferin, raportojnë mediat lokale.

Nuk është dhënë ende asnjë përshkrim i shoferit, përfshirë emrin, moshën, gjininë ose motivin e mundshëm