Kamioni me 2.5 ton drogë, gjykata jep dënimin për grupin, mes tyre...

Kamioni me 2.5 ton drogë, gjykata jep dënimin për grupin, mes tyre 3 doganierë

348
0

Gjykata për Krime të Rënda dha vendimin përfundimtar për grupin që trafikoi drejt Italisë 2.5 tonë drogë në vitin 2017.

Në vendimin e sotëm, gjykata dënoi me 15 vite burg Euron Hotin, 13 vite Malton Lleshin dhe 16 vite Aurel Lazen, por për shkak të bashkëpunimit u dënua me 2 vite.

Ndërkohë, gjykata dënoi edhe 3 punonjës të doganës me 2 vite burg, konkretisht Gëzim Dervishin, Agron Kapllanin dhe Mikahil Hilën.

I pafajshëm, është shpallur Altin Katundi. Grupi u hetua dhe gjykua për trafikimin e lëndës narkotike, e cila kaloi me portin e Durrësit, por u sekuestrua në Ankona të Italisë.

Kamioni me lëndën narkotike kaloi nga Porti i Durrësit, duke e kaluar tranzit në Itali me destinacion përfundimtar Gjermaninë, ku pritës i saj ishte shtetasi Euron Hoti.

Kamioni tip Benz, i ngarkuar me sasinë e lëndës narkotike prej 2 ton e 530 kg, kishte si drejtues shtetasin shqiptar Dhimo Koraj.