SHBA – Më mirë sesa Joaquin Phoenix nuk mund ta ripërsërisë askush këtë fjalim kaq unik, ku pavarësisht çdo arritje dhe më sëfundmi kësaj fitoreje të madhe në karrierën e tij, aktori vë në pah përveç të drejtave të njeriut, edhe ato të kafshëve. Shpjegon sesi përfitojmë ne prej tyre pa mëshirë, ndërkohë që edhe kafsha, një lopë, një qingj, dhe çdo specie tjetër në rruzullin tokësor ka jetë, është nëj frymorë.
Fjalimi i plotë i Phoenix:
Jam shumë mirënjohës tani. Unë nuk ndihem më lartë se askush nga kandidatët e tjerë që kanë konkuruar me mua, sepse ne ndajmë të njëjtën dashuri, dhe kjo është dashuria e filmit. Prandaj kjo formë më ka bërë të kem një jetë të jashtëzakonshme. Nuk e di se ku do të jem pa të.
Por unë mendoj se dhurata më e madhe që më është dhënë, ashtu si edhe për shumë njerëz në këtë ‘industri’ është mundësia të përdorim zërin tonë, e ta ngremë atë. Unë kam menduar për disa nga çështjet shqetësuese me të cilat po përballemi kolektivisht.
Unë mendoj se në disa raste ne ndiehmi ose jemi krijuar të ndjejmë se ne mbrojmë kauza të ndryshme. Por për mua është më mirë të shohim të zakonshmen. Unë mendoj, qoftë nëse ne po flasim për pabarazi gjinore ose racizëm, ose të drejta të qenve ose të drejta indigjene ose të drejtat e kafshëve, ne po flasim për luftën kundër padrejtësisë.
Ne po flasim për luftën kundër besimit se një komb, një popull, një racë, një gjini, një specie, ka të drejtë të sundojë, të përdorë dhe të kontrollojë një tjetër me pandëshkueshmëri.
Unë mendoj se jemi shkëputur shumë nga bota natyrore. Shumë prej nesh janë fajtorë për një botëkuptim egocentrik, dhe ne besojmë se ne jemi “qendra e universit”. Ne hyjmë në botën natyrore dhe e plaçkitim atë për burimet e saj. Ne ndihemi të drejtë të inseminojmë artificialisht një lopë dhe të vjedhin fëmijën e saj. Pastaj marrim qumështin që ajo prodhon, që ka në fakt është krijuar për viçin e saj, por ne e përdorim për kafenë dhe drithërat që hajmë në mëngjes.
Kemi frikë nga ideja e ndryshimit personal, sepse mendojmë se duhet të sakrifikojmë diçka, të heqësh dorë nga diçka.
Unë kam qenë një ‘mashtrues’ gjatë gjithë jetës sime, kam qenë egoist. Unë kam qenë ndonjëherë edhe mizor, por jam edhe mirënjohës që kaq shumë nga ju në këtë sallë më kanë dhënë një shans të dytë. Unë mendoj se më e mira është kur ne japim maksimumin tonë, atëherë kur mbështesim njëri-tjetrin. Jo kur e largojmë njëri-tjetrin për gabimet tona nga e kaluara, por kur ndihmojmë njëri-tjetrin të rritemi. Kur edukojmë njëri-tjetrin dhe kur e drejtojmë njëri-tjetrin drejt më të mirës.
Kur ai ishte 17 vjeç, vëllai im (River) e shkruajti këtë lirikë. Ai tha: Vraponi drejt shpëtimit me dashuri dhe paqja do të pasojë.
Një natë më parë në Los Angelos u zhvillua një ndër eventet më të rëndësishme në industrinë e filmi, ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscars 2020. Në përvjetorin e 92-të të Oscars, “Parasite” ka shënuar historinë, si filmi më i mirë i huaj për vitin 2020, duke rrëmbyer çmimin e madh. Gjithashtu Bong Joo ka rrëmbyer çmimin si regjisori më i mirë. Ndërsa aktori më i mirë për këtë Oscars është shpallur Joaquin Phoenix për rolin e tij në filmin ‘JOKER’. Phoenix la pas edhe Brad Pitt, i cili fitoi çmimin si aktori më i mirë, në rolin dytësor. Pa trofe nuk doli as Elton John, pasi fitoi çmimin e këngës më të mirë.
Burimi: TheGuardian