“Kalova në shok, mjekët u alarmuan…”, Fjodora Fjora tregon tmerrin që përjetoi...

“Kalova në shok, mjekët u alarmuan…”, Fjodora Fjora tregon tmerrin që përjetoi në spital, pasi u infektua nga Covid 19

335
0

Moderatorja Fjodora Fjora, arriti të fitonte betejën me koronavriusin, pas 16 ditësh, ndërkohë që duket se ka qenë pjesë e rasteve të moderuara pa simptoma të rënda. E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ajo tregoi eksperiencën e saj, ndërsa tha se e kishte kaluar me simptoma të lehta, dhe që fatmirësisht djali i saj nuk ishte prekur nga virusi.

Moderatorja tha se kishte kaluar edhe një shok të madh, pasi kur kishte bërë analizat në spital, ia kishin bërë gabim dhe për pasojë kishte dalë me një infeksion shuam të lartë. Por më pas i kishte ribërë analizat, duke insistuar se ndihej shuam mirë, për të pasur infeksion të lartë.

“Klinika ku bëri analizat, mi bëri gabim, analizat e treguesit të gjakut për të treguar shkallën infeksionit ishte bërë gabim për më shumë keq, vlera deri në 7 herë më lart se normalja. Thosha si mund të kem një infeksion kaq të lartë pa patur një temperaturë apo lodhje fizike. Mjekët u alarmuan, por grafia tregoi se nuk kisha prekje të mushkërisë në nivele të larta dhe e bëra dhe njëherë analizën. Ishte një ditë shokuese për mua, kalova në shok”, tha ajo.