Lajme

Kalaja e Krujës e dëmtuar rëndë, Ministria: Rreptësisht e ndaluar të vizitohet

By vizional

November 29, 2019

Ministria e Kulturës dhe Drejtoria e Kulturës Kombëtare Tiranë kanë lajmëruar këtë të premte se për shkak të tërmetit të 26 nëntorit disa prej monumenteve të kulturës janë dëmtuar rendë.

Ministria njofton se dëme të konsiderueshme kanë pësuar Kalaja e Krujës dhe ajo e Prezës dhe se udhëtimi drejt këtyre pikave është rreptësisht i ndaluar.

Ministria e Kulturës dhe Drejtoria e Kulturës Kombëtare Tiranë, nuk janë përgjegjëse për çdo pasojë nga thyerja e këtij udhëzimi. Ruajeni jetën tuaj. Ju falenderojmë për mirëkuptimin”, thuhet në një reagim