Lajme

Kafja ndihmon në rënien në peshë. Studim i fundit

By vizional

June 29, 2019

Kafen e përdorim në të shumtën e rasteve në mëngjes në mënyrë që të ‘zgjohemi’ dhe të jemi më efikas gjatë ditës.

Por sipas studimeve të fundit, duket se kafja ka edhe vetinë që t’iu ndihmojë të humbni peshë.

Një filxhan kafe mund t’ju ndihmojë të bini nga pesha duke stimuluar “yndyrat kafe”, që djegin kaloritë për të gjeneruar nxehtësi në trup.

“Yndyrat kafe veprojnë ndryshe nga yndyrat e tjera në trup dhe prodhojnë nxehtësi duke djegur sheqerin dhe dhjamin, zakonisht si reagim ndaj të ftohtit”,- është shprehur profesor Michael  Symonds nga Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin e Notingamit, i cili gjithashtu është drejtuesi i studimit.

Sipas tij ky vjen si studimi i parë që tregon se kafja ndikon në funksionin e yndyrave kafe në trup.

“Rritja e funksionit ndihmon në mbajtjen më nën kontroll të sheqerit në gjak, si dhe përmirëson nivelet e lipideve në gjak dhe djegien e kalorive, duke ndihmuar kështu në rënien në peshë”,-ka shtuar Symonds.

Ky studim mund të ndihmojë  në luftën kundër obezitetit dhe diabetit.