Ka humbur gruan, vajzën dhe është ri-martuar pas 5 tentativash; Presidenti Joe...

Ka humbur gruan, vajzën dhe është ri-martuar pas 5 tentativash; Presidenti Joe Biden ka një histori të dhimbshme pas suksesit

296
0

Tani në moshën 78 vjeçare ai është në kulmin e karrierës së tij. Joe Biden është tashmë presidenti i 46 i Amerikës. Por pas tij dhe pse askush nuk e dinte qëndron një histori shumë e dhimbshme dhe e vështirë.

 

Në moshën 30 vjeçare, pikërisht në momentin kur ishte zgjedhur senator i Delaëare në 1972-shin ai mori një telefonatë në të cilën lajmërohej se gruaja dhe 3 fëmijët e tij ishin përfshirë në një aksident rrugor ku bashkëshortja dhe një nga fëmijët, vajza  Naomi, 1 vjeçe  kishin humbur jetën. Ai mbeti I vetëm dhe duhet të kujdesej dhe për dy fëmijët e tjerë.

3 vite më vonë ai u takua me atë që është bashkëshortja e tij sot, Jill Biden.

 

 

Në kujtimet e tij në vitin 2007 “Premtime për të mbajtur”, Joe shkroi për Jill: “Ajo më ktheu jetën time. Ajo më bëri të filloj të mendoj se familja ime mund të jetë përsëri e plotësuar.” Edhe me Jill ai ka një histori interesante, edhe pse lidhja e tyre ishte e fortë Jill e ka refuzuar propozimin për martesë plot 5 herë!

 

 

Ajo s`kishte shumë që ishte ndarë nga burri i parë Bill Stevenson dhe ishte e kujdesshme ndaj martesës në përgjithësi. Jill gjithashtu donte të ecte para me karrierën e saj dhe kishte frikë se mos humbte veten me një bashkëshort politikan pranë.

 

Por duket se pas këtij refuzimi kishte një mendim me të vërtetë bindës. Në një inter istë Jill ka thënë se ajo ishte shumë e afeksionuar pas djemve të tij dhe donte që të ishte plotësisht e bindur për të krijuar një familje dhe dy djemtë e Joe most ë humbisnin mamanë për herë të dytë.

 

Në vitin 1977, çifti u martua, madje me vete në muajin e mjaltit morën edhe djemtë dhe në 1981 ata mirëpritën vajzën e tyre Ashley.