“Ka disa vite që është viti im”, Sara Hoxha publikon tortën e...

“Ka disa vite që është viti im”, Sara Hoxha publikon tortën e ditëlindjes: Për Ledionin nuk kishte vend…

397
0

Sara Hoxha feston sot ditëlindjen e saj të 24-tërt, të cilën ka zgjedhur që ta bëjë publike përmes një postimi në rrjetet sociale. Teksa ka publikuar një tortë me katër zemra, dhe me simbolet e saj, të dy fëmijëve, dhe të qenit, Sara me shaka thotë se për Ledionin do të kishte vend te torta e mbrëmjes. “Susan Miller thote ky vit do jete viti bricjapit por ka disa vite qe eshte viti im”, shkruan Sara, ndërkohë që shton se ky 24 vjetor e gjen më krenare se kurrë për jetën që është duke jetuar.

“Ledionin e kemi te torta darkes se skishte vend”, shkruan më tej Sara, ndërkohë që kanë vërshuar dhe urimet në drejtimin e saj.

Në 11 Tetor të vitit të kaluar Sara solli në jetën e saj djalin e dytë, Romanin, por Ledionin u bë kohë që nuk e shohim pjesë të fotove familjare, pasi prej kohësh ka zgjedhur që të shkëputet nga rrjetet sociale.