Juventus, jo vetem Pogbanë

Juventus, jo vetem Pogbanë

372
0

Raportet në mes të Juventusi dhe Mino Raiolas kur hapet afati kalimtar i transferimeve është shumë i mirë.

Të dyja palët bashkëpunojnë mjaftë mirë dhe në fund deri në tani janë ndarë të kënaqur.

Calciomercato raporton se Zonja e vjetër është duke insistuar në transferimin e mesfushorit francez, andaj ka kërkuar ndihmë nga agjenti i njohur.

Por, torinezët nuk ndalen me kaq, pasi duan të transferojnë edhe dy lojtarë që menaxhohen nga Raiola.

Mediumi italian mëson se kampioni i Serie A-s po tenton të transferojë edhe talentin e Ajaxit, Ryan Gravenberch, që në këtë sezon po tregon formë të lartë në Eredivisie.

Tjetër lojtar është edhe anësori i AZ Alkmaar, Calvin Stengs, që ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë 11 asistime deri më tani në këtë edicion

Shperndaje