Juria e ‘The Voice’ në Belgjikë kthehet në sekondat e para për vajzën e Robert Aliaj

Gala, vajza e Robert Aliajt, shumë e talentuar, por edhe me një stil shumë të veçantë, ka konkurruar në ‘The Voice Kids’ në Belgjikë, shtetin ku është rritur. Jo vetëm që të gjitha karriget janë kthyer për të, por anëtarët e jurisë janë mahnitur që në sekondat e para nga zëri i Galës. Ajo këndoi këngën ‘Don’t know why’ të Norah Jones në një version shumë të freskët dhe interesant.

 

Padyshim që Robert Aliaj, nuk e fshehu dot entuziazmin dhe lumturinë për këtë moment. Ai ndodhej në prapaskenë bashkë me bashkëshorten, Moza dhe Gala i bëri prindërit më të lumtur në botë.

https://www.facebook.com/VTMTheVoiceKids/videos/218364522545158/?t=0

Author: vizional