“Ju ndërron si çorapet”- E dashura e Seldi Qalliut nuk ia përton...

“Ju ndërron si çorapet”- E dashura e Seldi Qalliut nuk ia përton një përgjigje ndjekësit, zbulon edhe me kë po jeton

348
0

Historia e dashurisë mes Seldi Qalliut dhe Sindi Celës bëri bujë në media disa muaj më parë. Dyshja e bënë romancën e tyre publike në ditën e lindjes së modeles, duke publikuar në rrjete sociale nje foto ku putheshin në buzë. Mirëpo, pak kohë më parë, ata u përfolën se i kishin dhënë fund lidhjes, sepse kishin fshirë fotot e njëri-tjetrit në Instagram dhe nuk ndiqeshin më. Por, Sindi i sqaroi të gjithë, duke theksuar se nuk ishin ndarë. Ajo shtoi faji kishte qenë i saj për zënkën apo debatin që mund të kenë pasur.

Megjithatë, ata nuk i kanë rikthyer fotot në rrjete sociale, prandaj një ndjekës i shkruan Sindit në Instagram:

 

“Je ndarë nga Seldi ëëë… Ju ndërron si çorapet”.

 

Por, modelja simpatike nuk e ka lënë pa një përgjigje.

 

 

“Nga e paske marrë vesh ti këtë informacion totalisht të gabuar?”,- tha ajo në një video, duke nënkuptuar se janë ende bashkë.

 

Kur u pyet se me kë po jeton, Sindi tha:

 

“Po bëj disa muaj që jetoj vetëm. Dhe në fakt nuk ma merrte mendja që punët e shtëpisë ishin aq të vështira”.

 

 

Sindi ndau edhe videon më qesharake që ka realizuar me Seldin, që në fakt është një sfidë virale në rrjet. Ata kanë marrë një vezë, e kanë vënë poshtë një ene transparente dhe me radhë i gjuajnë me dorë. Nëse dikush e ngre enën dhe tjetri i gjuan vezës, atëherë ky i fundit humbet lojën.