
Kur shikon fotografitë në rrjetet sociale të Ledina Çelos, nuk mund të të mos shkojë në mendje koha kur ishte ende një vajzë e re dhe të të duket sikur asgjë nuk ka ndryshuar. Këngëtarja vazhdon ende të ruajë pas kaq shumë vitesh një imazh rinor të përsosur dhe linja fizike mahnitëse që nuk i tregojnë aspak moshën, edhe pas lindjes së dy fëmijëve.
E pyetur nga Rudina Magjistari gjatë emisionit “Rudina” në Tv Klan për sekretin e bukurisë, Ledina ka një përgjigje shumë të thjeshtë. “Më pyeti një mikja ime sot, se erdha me të në avion dhe më tha: “Nëse do të ishe në një vend që ndodh diçka dhe do ngelej me diçka që nuk jetoje dot?” Unë i thashë “pa vrap”. Nuk jetoj dot pa vrap. Unë e dua shumë shëtitjen në pyll.
Kam fatin që kemi një shtëpi afër pyllit, ishte zgjedhja ime se gjithmonë e kam ëndërruar. Për mua është antistres, përveçse është mirë nga ana shpirtërore, relaks. Vrapi është gjëja më e mirë” – tha Ledina duke shtuar se bën sistematikisht vrap, madje 7 – 8 kilometra, një ditë po, një ditë jo.
Aktiviteti fizik është sekreti, sipas Ledina Çelos. Por përveç tij, këngëtarja tregon se ka disa vite që ka hequr dorë nga brumërat dhe preferon shumë sallatat e ndryshme, si edhe ushtrime fizike kur mundet. Ledina Çelo ka vërtetuar se mosha për të është thjesht një numër, pasi këngëtarja nuk ka ndalur së publikuari foto h ot në rrjetet e saj sociale gjatë gjithë sezoni te kaluar veror.
Gjatë një interviste të dhënë më parë, Ledina zbuloi se pas fotove s*ksi të saj fshihej pikërisht e bija. Ndërkohë, djali i artistes, Erlisi, ka zgjedhur që verën të mos e kalojë me të ëmën, por të qëndrojë në Gjermani së bashku me shoqërinë e tij.
“Djali më ka mërzitur pak këtë herë. Është rritur në fakt dhe e shikoj që, si i lindur në Gjermani, ka krijuar shoqërinë e tij, miqësitë e tij dhe më thotë “mami, ik ti, se e di që ke qejf të kalosh sa më gjatë pushimet atje, unë do rri, më lër pak, 3 javë, jo më shumë”. Ata sigurisht që duan, kur shohin mamin e lumtur, patjetër që e pëlqejnë e duan jugun…”, tha Ledina në një intervistë për emisionin “Pushime On Top”.