Ju erdhi dita! Nëse keni këto kaseta të vjetra në shtëpi, mund...

Ju erdhi dita! Nëse keni këto kaseta të vjetra në shtëpi, mund ti shisni me çmimin marramendës

462
0

Ai që ka ruajtur këto kaseta, do dalë i fituar! Eshte koha ta përgëzoni veten që nuk e latë nënën tuaj t’i hidhte bashkë me vjetërsirat e tjera.

Nëse keni ruajtur kasetat e vjetra të filmave vizatimorë “Disney”, mund të jeni me fat pasi vlera e tyre është rritur. Klasikët e vjetër si ‘Sirena e Vogël’ apo ‘Aladini’ tashmë po shiten në eBay me çmime që shkojnë deri në 14,000 paund.

Një përdorues ka nxjerrë në shitje 10 nga kasetat me shirit të disa prej filmave vizatimorë më të preferuar të fëmijërisë sonë. Mes tyre përfshihen ‘Hirushja”, ‘Bambi’, ‘Aladini’ si dhe ‘101 Dalmatët’.

Nëse keni dhe ju kaseta të tilla në shtëpi, nxitoni ti shisni pasi do dilni me fitime të mëdha./News31.a