Jonida Maliqi ende nuk ka marrë asnjë pagesë nga RTSH për përfaqësimin...

Jonida Maliqi ende nuk ka marrë asnjë pagesë nga RTSH për përfaqësimin në Eurovizion

346
0

Po kalojnë rreth dy muaj nga finalja e Eurovizion dhe rreth gjashtë muaj nga Festivali i Këngës në RTSH, ku fituese doli Jonida Maliqi që më pas përfaqësoi dënjësisht Shqipërinë me këngën “Ktheju  Tokës” në kompeticionin më të rëndësishëm muzikor europian.

Ndonëse qarkullonin fjalë se këngëtarja nuk ka marrë asnjë pagesë për këtë fitore, u desh që Jonida Maliqi ta shprehte vetë këtë në emisionin “3shat” përballë Bora Zemanit.

“Me sa kam informacion po, kënga fituese paguhet, por ende nuk ma kanë konfirmuar. E kam marrë vesh nga kolegët e mi dhe nga ata që kanë qenë më parë pjesëmarrës. Nuk i kam marrë ato para. Do t’i jap kohë dhe nëse do të jenë, patjetër që do t’i marr…” – thotë Jonida e cila nënkupton se as nuk e ka ditur që çmimi i parë i Festivalit merr përpos kupës edhe një vlerë monetare.

Nuk është hera e parë në fakt që këngëtarët përfaqësues në Eurovizion, shprehin pakënaqësitë e tyre lidhur me RTSH, të cilët kanë të drejtën ekskluzive të përzgjedhjes së këngës përfaqësuese shqiptare në këtë kompeticion. /