“Joker” rekord fitimesh,1 miliardë dollarë arkëtime vetëm në fundjavë

“Joker” rekord fitimesh,1 miliardë dollarë arkëtime vetëm në fundjavë

281
0

Filmi i shumëkomentuar “Joker” ka thyer një tjetër rekord, duke u bërë I pari prodhim që arkëton shumën 1 miliardë $ nga shitja e biletave në fundjavë.

Filmi klasifikohet në kategorinë R, pra këshillohet që të gjithë nën moshën 17 vjeçare, duhet të shoqërohen nga prindërit në kinema për të parë prodhimin me protagonist, Joakim Phonix.

Joker u bë filmi më fitimprurës komik i të gjitha kohërave në fillim të këtij muaji. Tani ka arritur në 1 miliard dollarë pavarësisht se nuk është shfaqur ende në Kinë. Rivalët më të afërt me vlerësim R-së janë Deadpool 2 i 2018 (785 milion dollarë) dhe paraardhësi i tij i vitit 2016 Deadpool (783 milion dollarë), të dy interpretuar nga Ryan Reynolds.

“Joker” sjell për shikuesit historinë e një komediani të dështuar që vuan nga shëndeti mendor dhe që shndërrohet në një vrasës.

Roli interpretohet nga aktori i njohur Joaquin Phoenix, i cili po përflitet si kandidat i mundshëm për çmim “Oskar”. Filmi është shoqëruar nga një valë kritikash, pasi një pjesë e kritikës mendon se glorifikon një vrasës dhe se mund të inkurajojë sulme të ngjashme kudo.