Jo vetëm për koronavirusin/ Ja pse duhet të merrni vitaminë D

Jo vetëm për koronavirusin/ Ja pse duhet të merrni vitaminë D

361
0

Vitamina D, e njohur ndryshe edhe si vitamina e diellit, nuk ndihmon vetëm kundër koronavirusit.

Një studim i fundit ka zbuluar se kjo njerëzit që e kanë këtë vitaminë në trup janë më pak të rrezikuar për t’u prekur nga kanceri.

Studimi i kryer nga Universiteti i Harvardit zbulon se njerëzit që e marrin këtë vitaminë përditë, kanë 17 përqind më pak shanse që të zhvillojnë kancer në fazë të avancuar.

Dhe ata që janë në peshë normale mund të përfitojnë më shumë, me rrezikun që ulet deri në 38 përqind.

Vitamina D njihet se rregullon kalciumin dhe fosfatin në trup. Por vitet e fundit është provuar se kjo vitaminë, të cilën e thithim nga rrezet e diellit, mund të ndihmojë në forcimin e sistemit imunitar.

Ajo ndikon edhe në ciklon e jetës dhe në rritjen e disa qelizave të caktuara.