‘Jo veshe atlete, jo dole pa pantallona’, Rama thirrje studentëve: Shkoni nxirrni...

‘Jo veshe atlete, jo dole pa pantallona’, Rama thirrje studentëve: Shkoni nxirrni jashtë nga shtëpia rektorët

611
0

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje studentëve të shkojnë në shtëpitë e rektorëve dhe t’i kërkojnë llogari për bllokimin e fakulteteve. ‘T’i shkoni në shtëpi rektorit t’i thoni dil jashtë. Dil jashtë nga shtëpia, hajde me hap universitetnin, me jep dokumentat se unë do marre lëktë që më takojnë. Kanë prindërit mundësi e luks që fëmija që kanë dërguar në shkollë me sakrifica të humbasë vitin? Unë vij me ju për të hapur derën. Iu kompleksoheni nga ato që thonë të tjerit, jeni FRESH-ista, jeni grevëthyes. Më intereson mua ca thonë këto? Jo veshe atlete jo dole pa pantallona. Pse për këtë jetoj unë’, u shpreh kryeministri Edi Rama përballë studentëve të mjekësisë.