42 vjeçe në super formë, Hygerta Sako zbulon sekretin e linjave perfekte
Moderatorja e njohur e programit ‘RTSH Sport’ Hygerta Sako pak muaj më parë mbushi 42 vjeç.
Por pavarësisht moshës, ajo duket perfekte me linjat e saj trupore.
Hygerta zbulon se në ndihmë i ka ardhur dieta sipas grupit të gjakut.
Moderatorja tregoi se prej dy vitesh kjo dietë e ka ndihmuar të humb edhe kilogramët e padëshiruar.
‘Kisha dëgjuar për ditën e grupit të gjakut dhe e kisha vënë re që ushqime të caktuara i tresja shumë mirë dhe nuk vendosja peshë. U mundova të konsumoj vetëm ato ushqime që sipas dietës unë i tres mjaft mirë. Zëvendësova bukën me bukë integrale. Unë ushqehem mjaftueshëm, por me ushqime që nuk më vënë dhjam. Kam dy vjet që e mbaj në të njëjtin stad’, tha Hygerta.
Kujtojmë që kohët e fundit, Saka ka qenë në qendër të mediave rozë për shkak se ka pranuar se është e dashuruar.