“Jo se do lej nam!” “Njeriu më i famshëm në Shqipëri” Ardi...

“Jo se do lej nam!” “Njeriu më i famshëm në Shqipëri” Ardi Daullxhiu stepet të lexojë letrën e “deputes së GAFAVE” në Kuvend

387
0

Këtë javë është përfolur shumë në rrjetet sociale një fjalim i deputetes, Majlinda Halilaj e cila zëvendësoi Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në Kuvendin e Shqipërisë, pasi ai vendosi të dorëzojë mandatin.

 

Deputetja në fjalë e kishte të vështirë e pothuajse të pamundur të shqiptonte qartë fjalët, i lexonte tjetër për tjetër.

 

Pas publikimit të kësaj videoje nga Newsbomb.al, ajo u bë virale dhe morri një bum komentesh në rrjete sociale e më gjerë.

 

Dje, drejtuesi i “Zonë e lirë”, Arian Çani dhe regjisori i tij, Ledio, vendosën që mbrëmjen e së premtes të bënin edhe një provë se kush e lexonte më mirë të njëjtin fjalim, Ardi Daullxhiu apo Deputetja e Kuvendit.

 

Por ajo që bëri përshtypje ishte sikleti që një njeri pa asnjë post, pa asnjë klasë shkollë ka merakun e turpërimit në publik.

 

“Jo jo nuk e lexoj dot, do lej nam”, është shprehur Ardi Daulllxhiu, kur drejtuesi i emisionit i kërkoi të lexonte një pjesë nga fjalimi.

 

E nga ana tjeter zonja Halili del pa iu dridhur qerpiku në foltoren e një Kuvendi dhe mban fjalën e rastit, për më tepër në një vend si Shqipëria që pikërisht atë ditë ishte në ethet e vendimit për tu bëre pjesë e BE.