Jeton në çadër me fëmijën 4-vjeç, banorja: Bashkia më kërkon inxhinier privat,...

Jeton në çadër me fëmijën 4-vjeç, banorja: Bashkia më kërkon inxhinier privat, jetoj me asistencë

465
0

Një kryefamiljare e cila ka plot një vit që jeton në çadër në zonën e Rrashbullit si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit, i cili shkaktoi shumë viktima dhe shkatërroi qindra shtëpi, thotë se nuk ka marrë asnjë ndihmë nga bashkia dhe se banesa është e pabanueshme. Por që qeveria ti sigurojë një strehë asaj i duhet të marri një inxhinierë privat për inspektimin e banesës.

 

Banorja thotë se jeton me vajzën dhe mbesën e saj, vetëm 4 vjeç dhe se prej muajit Mars jetojnë në një kontenier ku në kohët me reshje futet shiu brenda. Ajo bën një apel qeverisë dhe pushtetit vendor që ti dërgojnë një inxhinier pasi nuk kanë të ardhura për të paguar,

 

“Kam një vit që jetoj në çadër që prej shtatorit të vitit 2019 që ra tërmeti, kam qëndruar një javë mes 4 rrugëve dhe më pas më sollën një çadër kur qëndrova deri në muaji Mars. Unë jetoj në çadër, vajza e vogël 4 vjeç me atë 27 vjeç jetojnë në kontenieri edhe atje mbytet në shi. Nuk kam marrë asnjë përgjigje nga bashkia, i dërgova dokumentet dhe i kthyen pas më thanë duhet të marrësh një inxhinier privat.

 

Unë nuk kam lekë të marr inxhiner, pasi jetoj me ndihmë ekonomike dhe jam e sëmurë me azëm, i thash pse nuk po m ndihmoni. Ku ta gjej inxhinierin unë, bashkia duhet të interesohet për ne të shikojnë gjendjen në të cilën ndodhemi. Edhe në banjë dalim jashtë, po më vdes fëmija nga i ftohti”, tha banoja

 

Banorja thotë se nuk e ka marrë bonusin e qerasë dhe se bashkia nuk e ka ndihmuar gjatë kësaj kohe për ti sjellë ndihma apo edhe një inxhinier.

 

“Shtëpia është e katastrofë ku ka jetuar për 40 vjet, si kam shpëtuar fëmijët. Nuk e kam pranuar bonus qeraje kam jetuar këtu. Bashkia më ka sjellë njëherë në fillim një kuti, kurse komuna Rrashbullit më ka ndihmuar në ditët më të vështira, tani qeveria dhe bashkia të më dërgojë një inxhinierë se jam e sëmur dhe jam mes katër rrugëve”, tha kryefamiljarja