Jetoi në ekzil prej dy vitesh, zbulohet pas 17 ditësh arsyeja e...

Jetoi në ekzil prej dy vitesh, zbulohet pas 17 ditësh arsyeja e vdekjes së ish-diktatorit gjakatar

368
0

 

 

Ish-presidenti i Zimbabves Robert Mugabe konfirmohet se vdiq në 6 shtator nga ‘’kanceri i avancuar’’.

Mediat e huaja raportojnë se 95-vjeçari kishte ndërprerë kimioterapitë dhe se mosha e madhe nuk e lejonte të rikuperohej fizikisht.

‘’Mjekët kishin ndëprerë mjekimin për shkak të moshës së madhe dhe faktit se kanceri ishte përhapur shumë dhe nuk kishte më shpresa për të jetuar’’, deklaroi presidenti në Zimbabves Emmerson Mnangagwa.

Në vitin 2011, një kabllogram i ‘’Wikileaks’’ raportpo se Mugabe vuante nga kanceri në prostatë.

Profili i tij politik ndahet në dy pjesë: në fillim si revolucionar dhe ithtar i majtizmit dhe nacionalizmit me ngjyrë, ndërsa në pjesën e dytë, ai identifikohet si despot, gjakatar dhe i korruptuar.

Ai u rrëzua nga një grusht shteti në vitin 2017. Gjendja shëndetësore u agravua së tepërmi deri sa dha shpirt mëngjesin e 6 shtatorit.