Histori njerëzore

Jetoi dy Lu ftërat Botërore, tashmë mposht edhe koronavirusin! Njihuni me gjyshen “e hekurt” në Britani

By admin

April 15, 2020

Një grua plot 106 vjeç është bërë pacientja më e vjetër në Britaninë e Madhe që mposht koronavirusin.

Ajo së fundmi është rikuperuar plotësisht dhe ka lënë spitalin ndërsa në media shërimi i saj është shpërndarë si një triumf frymëzues për të gjithë të prekurit e tjerë.

Gjyshja e quajtur Connie Titchen e cila ka jetuar dy Lu ftëra Botërore, u shtrua në spital muajin e kaluar teksa rezultoi se ishte infektuar me Covid-19.

Por asaj iu deshën më pak se tre javë luftë me CoVid-19 për ta mundur atë dhe për tu kthyer në shtëpi shëndoshë e mirë.