“Jeta triumfon mbi çdo gjë”, 1470 fëmijë shqiptarë erdhën në jetë që nga dita e parë e karantinës

Edhe pse prej më shumë se katër javësh, Koronavirusi është kthyer në shqetësimin dhe temën më të komentuar të të gjithë shqiptarëve, nuk duhet të harrojmë se jeta vazhdon përtej rregullave të distancimit fizik e frikës nga e ardhmja, dhe fëmijët janë ajo drita në fund të tunelit që na mban shpresën gjallë. Në një postim në Facebook, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë ardhur ne jetë 34 bebe në dy maternitetet e Tiranës, duke bërë me dije se jeta triumfon. Ajo ka bërë me dije se në të gjithë vendin kanë lindur 1470 fëmijë gjatë marsit.

“Edhe pse në një periudhë të vështirë për të gjithë sistemin shëndetësor për shkak të situatës së epidemisë së shkaktuar nga #COVID19, jeta triumfon. 24 orët e fundit kanë qenë të pazakonta në kryeqytet ku kanë lindur plot 34 bebe në dy maternitetet e Tiranës! Në të gjithë vendin, gjatë këtij muaji në përballjen me #COVID19, në maternitetet tona nga veriu në jug të vendit kanë ardhur në jetë 1470 fëmijë #FëmijëtJanëMrekulli”

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *