
“Vaksina është zgjidhja e vetme kundër pandemisë së Koronavirusit . Derisa nuk do të ketë vaksinë, jeta nuk do të jetë normale.”-thotë për Radion Evropa e Lirë profesor dr. Andrej Trampuz, drejtor i laboratorit për hulumtimin e sëmundjeve infektive në “Charité – Universitätsmedizin” në Berlin, një nga spitalet universitare më të mëdha në Evropë. Ai paralajmëron që në rast se pas kulmit të pandemisë do të hapej hapësira për jetë normale, ashtu siçka qenë më herët, atëherë pandemia do të shpërthente përsëri, sepse deri tashMë është e infektuar më pak se 1% e popullsisë të botës, që do të thotë se nuk ekziston imuniteti kolektiv.
“Do të ketë mundësi që të shkohet në punë ose të ketë tubime në grupe të vogla, por ngjarje të mëdha gjatë këtij viti nuk do të ketë. Edhe këto tubimet e vogla, me siguri që do të jenë me maska ose duke ruajtur distancën. Deri në fund të këtij viti do të na duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe kjo nuk do të jetë një jetë normale”, thotë dr. Trampuz.
Lidhur me teoritë e ndryshme të konspiracionit, dr. Trampuz thekson që asnjë njeri nuk është aq inteligjent që ta krijojë një virus të tillë. “Vetëm natyra është aq intelegjente që të mund ta krijojë atë”.