Jeta luksoze e gruas së Kim Jong Unit

Jeta luksoze e gruas së Kim Jong Unit

345
0

Gruaja e diktatorit u pa për herë të parë në publik kësaj jave pas një vit mungese, ndërsa pas shqetësimeve fillestare për mirëqenien e saj. Mediat botërore tashmë raportojnë për një stil ekstravagant jetese mes veshjeve luksosze, shampanjës dhe një pasurie prej rreth 5 miliardë euro.

Gruaja e Kim Jong-un, Ri Sol-ju u shfaq për herë të parë në publik kësaj jave pas përhapjes së spekulimeve se ishte ekzekutuar. Ajo mund të jetë martuar me një nga burrat më të fuqishëm në botë, por ashtu si me shumicën e gjërave që ndodhin në Korenë e Veriut, edhe jeta e saj private është e mbuluar me mister.

Ri bëri rikthimin e saj në sytë e publikut për festën e Ditës së Yllit të Shkëlqyer, që shënohet çdo vit me evente formale në Korenë e veriut. Ajo besohet se jeton një jetë të mbuluar nga luksi në pallate gjigande, shampanjë të shtrenjtë e avionë privatë.