Jep dorëheqjen pas 6 vitesh në detyrë drejtori i Tatimeve në Shkodër:...

Jep dorëheqjen pas 6 vitesh në detyrë drejtori i Tatimeve në Shkodër: Kam nevojë të pushoj

381
0

Jep dorëheqjen pas thuajse 6 vitesh në detyrë, drejtori i tatimeve Shkodër, Hysen Hysaj. Vendimi është marre nga vetë Hysaj i cili ia komunikuar vetë stafit vendimin, duke i falenderuar për bashkepunimin. Hysaj tha se dorëheqja e tij ka arsye personale. “Ka ardhur koha qe drejtoria tatimore të ketë energji të reja. S’kam qenë perfekt në përmbushjen e të gjitha deytave por them se në pjesën më të madhe të asaj që kam kërkuar, e kam arritur. Siç është ndryshimi i marrëdhënieve me tatimpaguesin por gjithmonë ka punë për të bërë”, tha Hysaj duke pohuar se dita-ditës biznesi është ndërgjegjësuar.

 

“Unë do pushoj njëherë, se e kam të nevojshme. Se ka vite që s’kam bërë pushime se periudha e verës dihet është aksion. Të pushojmë njëherë dhe të qetësohemi”, përmbylli Hysaj kur u pyet nga gazetarët lidhur me ndonjë post të ri të mundshëm.