Lajme

Jeni gjithmonë të uritur? Mësoni diçka me shumë rëndësi për shëndetin

By vizional

May 27, 2020

Pse jam gjithmonë i uritur? Të shijshme në fillim, pijet me sheqer dhe ëmbëlsirat nuk japin energji të qëndrueshme, prandaj përsëri do të jeni të uritur.uria901-750×500

Të uritur pasi jeni të mërzitur dhe nën stres

Organizmi i përgjigjet urisë fillimisht me një hormon të quajtur adrenalinë. Por nëse jeni të mërzitur dhe stresuar, sistemi juaj rrit nivelet e një hormoni tjetër, kortizolit.

Kjo ju bën të pangopur. Kur stresi kalon, nivelet e kortizolit bien dhe oreksi juaj kthehet në normalitet.

 

Të uritur pasi jeni të etur

Ndonjëherë kur mendoni se ju hahet, në të vërtetë jeni të dehidratuar. Provoni të pini së pari ujë.

 

Prishja e ekuilibrit të sheqerit në gjak

Kur hani të ëmbla ose karbohidrate, ata dërgojnë shumë sheqer në sistemin tuaj në të njëjtën kohë. Pra, trupi juaj rrit prodhimin e insulinës, që i ndihmon qelizat tuaja ta përdorin atë si karburant ose ta ruajnë për më vonë. Por kjo përmbytje e sheqerit mund të shkaktojë që trupi juaj të prodhojë më shumë insulinë se sa keni nevojë. Kjo mund të ulë shumë sheqerin në gjak dhe t’ju bëjë të uritur.

 

Mund të keni diabet ose paradiabet

 

Polifagia është fjala që mjekët përdorin për urinë ekstreme dhe mund të jetë një shenjë e diabetit. Gjithashtu mund të humbni peshë dhe ndiheni vazhdimisht të lodhur. Bisedoni me mjekun tuaj nëse keni ndonjë nga këto simptoma.

 

Zgjedhjet më të mira për organizmin

Çdo ushqim me fibra, drithëra, fruta, perime, arrorë, avokado është i duhur. Zgjidhni të merrni proteina si nga vezët, fasulet dhe mishi i pjekur i pulës.

Ju hani shumë shpejt

Kur e konsumoni me vrap ushqimin tuaj, nuk i jepni trupit tuaj kohën e duhur për të vënë re se jeni ngopur. Merrni kafshata më të vogla, përtypuni mirë dhe shijoni ushqimin tuaj. Jepni vetes rreth 20 minuta dhe shikoni nëse jeni ende të uritur.

 

Ju keni parë ose nuhatur diçka të shijshme

 

Mjafton të shihni një reklamë akulloresh ose ëmbëlsirash të freskëta. Kjo mund të jetë e mjaftueshme për të bërë që të dëshironi të hani, nëse trupi juaj është i uritur apo jo.

 

Probleme me tiroiden

 

Problemet me tiroiden mund t’ju bëjnë të lodhur, nervozë, të mërzitur dhe të uritur gjatë gjithë kohës.

 

Nuk flini mjaftueshëm

 

Mungesa e gjumit mund të ndryshojë balancën e hormoneve të urisë dhe t’ju hahet më shumë.

 

Kur nuk flini sa duhet, shumëfishohen mundësitë që të parapëlqeni ushqimet më të dëmshme për organizmin tuaj./AgroWeb.org