“Jeni dele të politikës!”- Kleoniki Delijorgji i kthehet ashpër Rezart Veleshnjas që...

“Jeni dele të politikës!”- Kleoniki Delijorgji i kthehet ashpër Rezart Veleshnjas që i përmendi të atin

404
0

Debati mes Kleoniki Delijorgjit dhe Rezart Veleshnjas u zvendos nga studioja e “Shiko Kush Luan” në rrjete sociale. Kleoniki bëri një status per Rezartin në Instastory, ku e cilësonte si “seksist, mizogjen dhe djall” e ndër të tjera shkruante se “të shash familjen e dikujt sepse ndihesh aq inferior dhe s’ke si të kthesh përgjigje, tregon nivelin tënd zero”. Nga ana tjetër, aktori i humorit i është përgjigjur po me një status në Instastory-n e tij, ku i përmendte babain, biznesmenin Mihal Delijorgji, pronar i fabrikës në Gërdec ku humbën jetën 26 persona në vitin 2008. Veleshnja e ka konsideruar atë edhe me probleme mendore.

Ditën e djeshme, modelja dhe këngëtarja publikoi një foto me babain ku shkruante se ai ishte i pafajshëm rreth ngjarjes së rëndë që ndodhi në Gërdec.

 

Ajo thotë se çdo gjë, ai e ka arritur vetë dhe se është një njeri i drejtë.

 

 

“Për juve që më shani familjen dhe babin:

 

Jeni dele të mediave, politikës dhe të sistemit. Asnjë biznesmen nuk do bombardonte kompaninë e vet dhe të humbiste të gjithë lekët që ka bërë me djersën e vet duke punuar si kafshë që 6-7 vjeç.

 

Çdo gjë që ka arritur e ka arritur me forcën e vet dhe me pafundësisht punë. Babi im është njeri i drejtë.

 

Nuk do i futem Gërdecit me detaje se nuk dua të vë në rrezik asnjë pjesëtar të familjes . Më vjen vërtetë keq për të gjithë familjarët që vdiqën dhe u dëmtuan nga tragjedia…

 

Por babi im është i pafajshëm! Dhe ka bërë shumë dëmshpërblime për familjarët”, shkroi Kleoniki.