“Jemi të humbur”, postimi i fundit në Facebook i vrasësit grek të...

“Jemi të humbur”, postimi i fundit në Facebook i vrasësit grek të Devi Kasmit (FOTO)

458
0

Ish-pjestari i Forcave Speciale Greke, Efthymiou Efthymious nga Arta e Greqisë u arrestua për vrasjen e Devi Kasmit, pas dëshmisë së dhënë nga Mario Meshini se vrasësi ishte një person me mjekër të gjatë dhe trup të madh. Me një vështrim  në Facebook-un e ish-specialit grek, dallohen menjëherë disa detaje nga jeta e tij. I apasionuar pas gjuetisë dhe jetës së natës, ai poston shpesh foto  gjatë gjuetisë dhe me femra në club. Por, ajo që bën përshtypje është edhe ana tjetër e karakterit të tij. Ai përveç fotove të trupit të palestruar, armëvë, gjuetisë, tatuazheve dhe jetës së natës, poston dhe statuse që mesa duket janë një lloj dedikimi dashurie. Postimi i tij i fundit në Facebook, është bërë një ditë para se të ekzekutonte Devi Kasmin me pesë plumba në Tiranë. Bëhet fjalë për një këngë greke e cila flet për dy persona që janë larguar nga njëri-tjetri. Bashkangjitur këngës Efthymiou shkruan “Jemi të humbur”.