Lajme

“Jehona e Malësisë” bën një pritje te shkëlqyer per akademikun Profesor doktor Anton Kolë Berishaj dhe kryetarin e lidhjes Demokratike Shqipetare Nikollë Camaj

By admin

November 06, 2021

Ne ket mbrembje te mirë organizuar ishin prezent edhe shume përfaqësues të shoqatave shqipetare ne Michigan dhe veprimetar të çeshtjes kombetare. Edhe nje her kjo darkë e shtruar simbolizon bashkupinim të shkëlqyer të Diaspores Malesore dhe perkrahjen që është krijuar për shoqatën e re Jehona e Malesise.

Gjatë takimit u vlerësua lart puna e administratës lokale në Tuz, gjithnjë duke e parë atë si një storie suksesi, por gjatë diskutimit, po ashtu, u shprehen edhe shqetësimet lidhur me situatën e krijuar në Malin e Zi dhe në rajon, ka shkruar z. Camaj në fb.

Postimi i plotë i z. Camaj:

Të dashur miq, Një takim tjetër, tejet të ngrohtë e vëllazërorë, me përfaqësuesit e shoqatave shqiptare në Michigan, organizoi mbrëmë Shoqata “Jehona e Malësisë”. Falenderoj Jehonën dhe drejtuesit e saj, në mënyrë të veçantë Vilson Sinishtaj e Agron Sylvia Dedivanaj, të cilët organizuan një panel diskutimi tejet në nivel, e që në fokus të interesimit kishte Malësinë, shikuar nga prizmi i rrethanave politike e ekonomike, si edhe mundësitë e bashkëpunimit me diasporën. Gjatë takimit u vlerësua lart puna e administratës lokale në Tuz, gjithnjë duke e parë atë si një storie suksesi, por gjatë diskutimit, po ashtu, u shprehen edhe shqetësimet lidhur me situatën e krijuar në Malin e Zi dhe në rajon. Përpos kësaj, takimet e këtilla paraqesin rast të mirë, për t’u takuar me miqtë e vjetër e të ri, dhe për t’i falenderua për kontributin që ata i japin, në mënyrë të vazhdueshme, Malësisë. Në fund, organizatori shtroi një darkë, sponsor i të cilës ishte Mark Nikolla Lulgjuraj. Faleminderit vëllezër e motra! Me respekt, Nikollë Camaj, kryetar i LDSH