HOROSKOPI

‘Javë e re, kësmet i ri’ zbuloni ç’kanë parashikuar yjet për datat 29 nëntor-5 dhjetor

By vizional

November 30, 2021

Dashi/ Dikush po ju bëhet pengesë për një projekt që e keni veçanërisht për zemër. Mundohuni t’i lini pas vetes ngjarjet e nëntorit dhe bëni çmos që të ecni me hapin e kohës, sepse së fundmi jeni ndier të pamotivuar. Në krahasim me vitet e kaluara, po e ndjeni më pak atmosferën e Krishtlindjes. Mania juaj për të analizuar gjithçka po ju kthehet në pengesë në aspektin profesional ose të studimeve. Mos u sforconi shumë dhe bëni paqe me veten tuaj. Të jesh gjithmonë kundër rrymës është sfilitëse.

 

Demi/ Keni kohë që mendoni të ndërroni shtëpinë ose makinën, por pengesë është bërë mungesa e parave. Ndiheni të lodhur nga situata në të cilën gjendeni dhe prandaj nuk po e shijoni atmosferën e festave. Gjatë javës do të jetë mirë të bëni një bilanc të jetës suaj në lidhje me atë si kanë shkuar gjërat gjatë vitit 2021. Do të bëni mirë t’i ndërprisni marrëdhëniet me njerëzit toksikë, që nuk ju sjellin asnjë të mirë në jetën tuaj, por vetëm ju shterojnë energjitë. Keni detyrime morale ose familjare, të cilave nuk mund t’u shpëtoni. Pyesni veten se si keni përfunduar në këtë gjendje dhe si mund të dilni prej saj.

 

Binjakët/ Kohët e fundit jeni ndier të lënë mënjanë dhe dëshironi të jeni më të angazhuar. Dhjetori do të jetë një muaj vendimtar, pasi do të hidhni vështrimin në retrospektivë. Nga viti 2022 shumë gjëra do të ndryshojnë, por për ta nisur me këmbën e mbarë do të jetë mirë t’i shijoni festat e dhjetorit pa u ndier në faj. Përqendrohuni në aspektet pozitive të jetës suaj dhe hiqni dorë nga zakonet e këqija. Disa probleme do të zgjidhen vetvetiu dhe më në fund do të shikoni dritë në fund të tunelit.

 

Gaforrja/ Edhe pse i doni shumë traditat, në këtë periudhë ndiheni të pamotivuar. Festat, me gjithë ngarkesën që sjellin ato, dhe madje dhe lëngatat e zemrës do të kthehen në pengesë për ju. Për shkak të gjendjes suaj shpirtërore, së fundmi në familje kanë lindur keqkuptime. Gjatë muajit dhjetor do të bëheni më ëndërrimtarë dhe do të ndjeni dëshirën për t’ia nisur nga e para. Do të ngriheni në këmbë dhe do t’ia dilni mbanë në çdo situatë. Do të jetë një javë e mbushur me ngjarje, thjesht përpiquni t’u paraprini gjërave. Do të jeni të papërmbajtshëm, dikush ju ka për zemër dhe do të donte t’ju qëndronte pranë.

 

Luani/ Prej disa kohësh tashmë jeni në luftë me veten. Por, në këtë javë të parë të dhjetorit do të riktheheni në rrugën e duhur. Atmosfera nuk do të jetë aq e gjallë sa ajo e viteve të kaluara dhe do të ndjeni nostalgji për kohën e fëmijërisë. Do të takoni një person që do t’ju këshillojë ose do t’ju informojë për ndonjë thashethem. Disa çifte kanë arritur në një pikë të marrëdhënies së tyre që do të parapëlqenin të ishin të lirë. Disa projekte mund të mos realizohen.

 

Virgjëresha/ Puna duket se jua merr të gjitha energjitë dhe për këtë arsye nuk do të dëshironi të takoni askënd. Në familje do të keni shqetësime dhe keqkuptime. Në fundjavë do t’ju bëjë të ndiheni më mirë nëse do të shkoni në qendrat tregtare ose të hani pica në ndonjë lokal të ri. Keni nevojë për risi në jetën tuaj. Në aspektin financiar situata parashikohet e mirë. Të ardhurat do të shtohen dhe më në fund do të merrni frymë lirshëm.

 

Peshorja/ Do të përballeni me një javë të ngarkuar. Do të kaloni kohë jashtë shtëpisë dhe do të duhet të nxitoni për t’u marrë me një çështje të caktuar. Jeni të pritje të disa pagesave, por pjesën më të madhe të shpenzimeve, që do të jenë të shumta, do t’i hiqni nga xhepi juaj. Përfshihuni në atmosferën e kësaj periudhe festive dhe mos ua prishni qejfin të tjerëve. Keni për zemër një njeri shumë të rëndësishëm, ndoshta një fëmijë, një nip ose dikush që e keni dashur prej kohësh.

 

Akrepi/ Mos i zvarritni shumë punët në këtë javë që është mjaft e ngarkuar. Do të takoni dikë nga e kaluara juaj dhe do të kuptoni se sa shumë ka ndryshuar. Koha ikën, por mos e lini veten të pushtoheni nga nostalgjia. Shikoni gjithmonë nga e ardhmja. Ndoshta tani jeni në humor të keq, por shkak për këtë është edhe fakti që nuk i keni vënë vetes asnjë qëllim. Në shtëpi do të keni shumë për të bërë, sidomos nëse keni fëmijë të mitur.

 

Shigjetari/ Gjërat nuk shkojnë gjithmonë ashtu siç shpresoni, por këtë javë planetët do t’i keni në anën tuaj. Do të ktheheni në rrugën e duhur dhe do ta largoni mërzinë dhe zbrazëtinë që ju ka pushtuar kohët e fundit. Beqarët bëjnë mirë të hapin sytë, pasi disa miq që ata po i nënvlerësojnë mund të kthehen në diçka më shumë. Ata që bashkëjetojnë ose janë të martuar do të donin të planifikonin një udhëtim, një fëmijë, ose një shpërngulje. Yjet janë premtues.

 

Bricjapi/ Puna ose angazhimet familjare do t’ju mbajnë të zënë gjatë kësaj jave të parë të dhjetorit. Do të dëshironi që të shijoni atmosferën e Krishtlindjes me të gjitha dritat, ngjyrat dhe ëmbëlsirat tradicionale.  Ata që kanë mbajtur dietë për natën e Krishtlindjes apo të Vitit të Ri do të bien në tundim. Sa i përket dashurisë në çift, pritet që të keni keqkuptime. Njëri nga dy partnerët duket i largët dhe do të donte që të ndryshonit diçka në raportin tuaj.  Do të kaloni momente të paharrueshme në familje.

 

Ujori/ Jeni lodhur shumë në këtë periudhë, aq sa hera herës keni arritur në ekstrem. Në këtë muaj të fundit të vitit, uleni ritmin dhe përpiquni t’i merrni gjërat me lehtësi. Fikni celularët dhe hidhini sytë përreth. Beqarët mund të lënë takime me njerëz të rinj. Dilni dhe shijojeni momentin. Gjendja financiare parashikohet e mirë dhe kjo do t’ju ngrejë humorin, por kjo nuk do të thotë se do t’u shpëtoni shpenzimeve apo taksave. Një i afërm ose mik do t’ju kontaktojë.

 

Peshqit/ Dhjetori do të sjellë qetësi në jetën tuaj të përditshme. Kjo do të jetë një javë plot ndryshime dhe risi. Në familje do të ketë projekte për të realizuar. Puna do të fillojë të lehtësohet tashmë në pjesën e parë të javës, por do të keni gjëra të tjera për t’u kujdesur. Do të prishni shumë para, por bëni kujdes, sepse kohët e fundit e keni tepruar me shpenzimet. Mund të keni shqetësime shëndetësore, si dhembje barku ose koke, por që janë thjesht kalimtare. Pranojeni një ftesë.