Java vendimtare, Basha: Rruga që ka zgjedhur Rama, e gabuar. Propozimi ynë...

Java vendimtare, Basha: Rruga që ka zgjedhur Rama, e gabuar. Propozimi ynë mbetet ende mbi tryezë

378
0

 

E ka bërë edhe një herë të qartë kryetari i PD Lulzim Basha se opozita është e gatshme të kontribuojë për tejkalimin e krizës që ka kapluar vendin, por sic tha ai sot para gazetarëve, është kryeministri Rama ai që ka zgjedhur rrugën e gabuar edhe në këtë javë të fundit që ka mbetur vendimtare para vendimit të BE për negociatat e vendit.Pas takimit me ministrin e jashtem austriak, Basha u shpreh: “Ndava shqetësimin për qëndrimin e shumë faktiorëve evropianë në raport me mosbesimin që ka krijuar qeveria shqiptare duke mos plotësuaar kriteret kryesore. PD është e vendosur për të dhënë kontributin për të tejkaluar këtë krizë të rëndë politike dhe problemet e shkaktuara nga kjo qeverisje që janë edhe pengeda kryesore per integrimin e vendit. Rruga që ka zgjedhur Edi Rama është e gabuiar në këtë javë që ka mbetur është rruga e njohur e fajësimit të cdo kujt tjetër e sulmeve ndaj shënjestrës së preferuar PD opoztës madje dhe qytetarteve për të tërhequr vëmendjen e përgjegjesise.

 

Deshtimi për herë të 4 ka vetëm një emër, ai është Edi Rama. Përtej këtij dështimi Rama po tregon se është pengesa e vetme për të tejkaluar këtë krizë dhe për të zgjihuur problemet qe na mbajnë peng. Propozimi ynë vazhdon të mbetet mbi tryezë dhe me këtë pëgjegjësi që kemi marre para shqiptareve. I sigurova ministrit austriak se mund të mbështeten te PD opozita e bashkuar ne jemi të vendosur të bëjmë gjithcka që Shqiperia mos mbetet peng i korrupsionit i kapjes se shtetit. Synimi ynë kryesor është që përmes zjgidhjes së krizës ti ofrojmë shqiptarëve atë që meritojnë”.