“Java e Çarmatimit”/ Qendra “Gratë në Shërbim Publik” përcjell video-mesazhin sensibilizues kundër...

“Java e Çarmatimit”/ Qendra “Gratë në Shërbim Publik” përcjell video-mesazhin sensibilizues kundër përdorimit të armëve

318
0

Kombet e Bashkuara kanë shpalluar ditët nga 24 deri 30 Tetor, si “Java e Çarmatimit”

 

Sipas raportit të fundit, për vitin 2018, të Zyrës së  Kombeve të Bashkuara për Krimet dhe Drogën, Shqipëria mban nivelin më të lartë të vrasjeve të grave dhe vajzave nga partnerët intimë, me 0.7 vrasje për 100 mijë gra.  Rreth 325 mijë armë të pa dorëzuara dhe që janë ende në duart e qytetarëve, vrasin cdo vit mbi 12 gra, nëna e vajza të reja. Duke iu bashkuar përpjekjeve botërore për çarmatim,  Qendra “Gratë në Shërbim Publik” përcjell video-mesazhin sensibilizues kundër përdorimit të armëve, si formën më ekstreme të dhunës ndaj grave.

Stop përdorimit të armëve!

Mbroni jetën!

“Mijëra armë në duart e civilëve vrasin çdo vit gra dhe nëna të reja

Autorët janë më së shumti partnerët dhe bashkëshortët e tyre

Vrasja është krim dhe krimi mbyll përfundimisht  të ardhmen e çdo familjeve

Gruaja është burimi i jetës dhe jeta mbahet mbi themelet e dashurisë

Stop përdorimit të armëve, mbroni jetën”

Ky është mesazhi i përcjell nga drejtoresha e qëndrës  “Gratë në Shërbim Publik”, Mimoza Hajdarmataj!

Ndiqni vidoemesazhin: