Lajme

“Janë puthur?”/ Alvisa: Nuk di gjë kam qenë tapë… Çfarë ndodhi në takimin e saj dhe Bashkimit?

By vizional

December 05, 2021

 

Alvisa Qarri dhe Bashkim Saiti, janë dyshja më e përfolur në “Për’puthen”. Mbas skandalit që ndodhi në emsison ku ish i dashuri i konkurrentes Hysen Ramaj, e akuzoi Alvisën se ka fjetur në shtëpinë e Bashkimit, dhe se në të njëjtën kohë ajo ka qenë e lidhur me Hysenin dhe se ka hyrë në emsioin vetëm për të marrë famë.

Konkurrentja është rikthyer dy javë më parë në emsion, vetëm për Bashkimin, kur ka treguar se është e gatshme dhe “t’i dalë plumbit përpara për të”. Në rrjet qarkulloi gjithashtu një video ku konkurrenti shihet në një klub nate, nën shoqërinë e një vajzë të panjohur por Bashkimi tha se ishte thjesht një fanse e tij dhe nuk kishin asnjë gjë më shumë. Së fundmi, dyshja ka realizuar një takim ku kanë folur gjatë më njëri-tjetrin dhe po përpiqen që të fillojnë dhe njëherë çdo gjë nga e para.

 

Pjesë nga biseda:

 

Alvisa: Ti mendon se ky fillim mund të jetë më i mirë se ai i pari?

Bashkimi: Mendoj se ka mundësi, sepse dua ta shikoj se deri ku do të shkojë kjo gjë. Dhe shpresoj të shkojë mirë.

Alvisa: Mjafton të jetë dëshira se për të shkuar mirë do jetë…

Bashkimi: Sa e sigurt që je.

Alvisa: A dëshiron që të jem e sigurt? Tani duhet të punojmë për sigurinë tënde se timen unë e kam.

 

 

 

Në takimin e tyre, çdo gjë shkoi shumë mirë dhe çifti u pa shumë të afruar njëri-tjetrin. Por mesa duket mbas kamerave ata kanë shkëmbyer dhe një puthje, gjë që asnjeri nga të dy se pranoi por e lanë të nënkuptuar që diçka ka ndodhur.

 

Pjesë nga biseda:

 

Bora: A ka ndodhur kjo puthje mbas kamerave, po apo jo?

 

Bashkimi: A ka ndodhur o Alvisa?

 

Bora: Pra ka ndodhur.

Alvisa: Jo unë s’kam qenë aty. (qesh)

Mikela: Kanë qenë të pirë nuk mbajnë mënd.

Alvisa: Bora, kur të ndodhi do ta shikoni të gjithë.

Bora: Po a ka ndodhur gjë mbas kamerave po them unë.

Alvisa: Nuk di gjë, kam qenë tapë. (qesh)

Bashkimi: Unë do ta bëj puthjen kur e ndjej dhe si e ndjej.

Bora: Bashkim, je shumë diplomat dhe gjithmonë mundohesh të ma ndryshosh diskutimin, por e kuptuam fare qartë që paska ndodhur diçka midis jush.