Lajme

“Jam njeri i duruar”, pas kërcënimeve për hedhje në gjyq, Eni Çobani i kthehet publikisht Agron Llakajt: Një shpjegim

By vizional

January 16, 2020

Juristja Eni Çobani disa kohë më parë kërcënoi aktorin e humorit, Agron Llakajn se do e hidhte në gjyq, pasi ky i fundit e imitoi në emisionin “Al Pazar”. “Në gjyq me Lirën” ishte një nga episodet në “Al Pazar”, në të cilin Agron Llakaj imitonte Eni Çobanin. Kjo gjë juristes nuk i pëlqeu aspak, dhe e ftuar në një emision televiziv deklaroi se do ta hidhte në gjyq Por, pasi kanë kaluar dy vite që nga ajo kohë, e ftuar në emisionin e pasdites me Rudina Magjistarin, Eni Çobani foli dhe për aktorin Agron Llakaj.

 

“Nuk dua të flas më shumë. Ai është artist, secili prej nesh vlerësohet nga publiku. Dhe atij si çdo shqiptari i uroj një vit të mbarë të suksesshëm dhe me lumturi. Kam pritur gjithë këto vite të marr një shpjegim. Unë jam një njeri shumë i duruar. Nuk kam marrë asgjë personale dhe për keq. Kam kërkuar një shpjegim, shpresoj në 2020-tën ndoshta më vjen një shpjegim” – u shpreh juristja Eni Çobani për aktorin, duke bërë të qartë se ishte në pritje të një shpjegimi…