
Këngëtari Sabri Fejzullahu është përlotur sepse kohën e karantinës e ka kaluar pa të shoqen. Në një lidhje me Skype, në emisionin “Ftesë në 5”, këngëtari tha se e shoqja i ka mbetur në Amerikë, ku kishte shkuar për të qëndruar për disa javë.
“Mbeti atje. nuk e kam të lehtë se mi din dhmbjet dhe hallet. m’i di veset e ma di shpirtin. më merr malli shumë për të e më mungon shumë. Kryesorja është të jemi mirë me shëndet. Kjo është primare. Por që në momentin që zgjohem nga gjumi, ajo e di se çfarë më duhet mua. Unë kurrë në jetë nuk kam thënë një fjalë të keqe. Kemi 40 vite bashkë dhe e kam jetë. Sot më dërgoi një foto dhe u përmallova. I thashë ‘o ta hënksha zemrën’. Kë rrëshkitën lotët. Kam njeri si çdokush tjetër. pa një njeri që e ke motivim, qenka e vështirë,”- tha Fejzullahu më tej.
Ndërkohë në Kosovë numri i të infektuarve ka shkuar në 224 dhe gjashtë persona kanë humbur jetën.